E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talenti Palushaj transferohet te Montreal

Hokej

Talenti shqiptar, Aaron Palushaj, hedh një hap gjigant në hokejin amerikan. Në mesditën e 3 marsit, më në fund ai ka realizuar transferimin në një nga skuadrat e njohura të këtij sporti, te Montreali. Palushaj ka lindur më 7 shtator 1989 dhe është një shqiptaro-amerikan, tashmë i njohur si një ndër talentet e reja në sportin profesionist të hokejit në akull. Pozicioni i tij është sulmuesi i krahut të majtë dhe që prej datës 3 të këtij muaji luan në radhët e skuadrës së re të Montrealit, Hemilton Bulldogs në Ligën e Amerikane të Hokejit (AHL). Më 3 prill, Pasushaj kishte nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me St. Louis Blues, ekip pjesëmarrës në Ligën Kombëtare të Hokejit (NHL). Por paraqitja e tij e mirë në këtë sezon, e vuri atë në qendër të vëmendjes së ekipeve të mëdha. Insistimi i skuadrës së Montreal Kandadiens ishte i madh dhe më në fund më 3 mars u bë i mundur transferimi i tij te kjo skuadër. Në shkëmbim të tij u dha sulmuesi veteran, Matt D'Agostini. Shqiptari konsiderohet si një talent i perspektivës në hokej. Palushaj, aktualisht në moshën 20-vjeçare, ka luajtur që nga fillimi i këtij sezoni në radhët e Peoria Rivermen në ligën AHL. Në 44 ndeshje ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë 17 asiste. Ai kishte mundur të kalonte në radhët e St. Louis në 2007 dhe ende nuk e ka bërë debutimin e tij në ligën NHL. Lajmi i kalimit të tij te Motreal është komentuar nga shumë media vendase, ku nuk kanë munguar fjalët më të mira për talentin. Ndërkohë që gëzim ka pasur edhe mes shqiptarëve të Amerikës, të cilët e kanë festuar gjatë nëpër rrugë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›