E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet 2 herë Shkumbini-Vllaznia, efekti zinxhir ndihet dhe në Kupë

Problematika Shkak bëhen kushtet e vështira të fushës: do të luhet të mërkurën

Problematikat e kësaj jave të kampionatit nuk kishin fund. Kështu që është shtyrë për të dytën herë radhazi ndeshja Shkumbini-Vllaznia. Shkak për këtë janë bërë kushtet e këqija të fushës së Peqinit nuk të lejonin zhvillimin e një ndeshje normale futbolli. Kjo sfidë duhej të luhej të shtunën, por kjo nuk u bë, madje as një ditë më pas, të dielën, për të njëjtat motive. Sikurse edhe të shtunën, dje gjyqtari kryesor, Albano Janku, ka inspektuar fushën së bashku me të dërguarin e FSHF-së, kanë biseduar dhe me dy kapitenët, si dhe me të dy stafet dhe kanë vendosur për moszhvillimin e kësaj ndeshjeje pasi fusha ka qenë në një gjendje shumë të keqe. Sektori i garave ka vendosur që të luhet të mërkurën kjo ndeshje, ndërsa janë shtyrë me një javë çerekfinalet e prapambetura të Kupës së Shqipërisë. Sikurse duket, një kampionat i “copëzuar“, me disa ndeshje të prapambetura, që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e ndeshjeve të Kupës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›