E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malindi, të martën pritet kontrata me Slavia Sofie

Enco Malindi është duke fituar zëmrën e drejtuesve të klubit bullgar Slavia e Sofjes, ku ndodhet në provë prej ditës së premte. Sulmuesi i talentuar i Partizanit të shtunën luajti gjatë 45 minutave të para në ndeshjen miqësore të Slavia Sofie
VATA - "Enco ka lënë përshtypje të mira me paraqitjen e tij, - tha për "Albania-sport.com", menaxheri i autorizuar i klubi të Partizanit, Rudi Vata. "Sot Malindi e kishte pushim, ndërkohë që drejtuesit e klubit bullgar gjatë kontakteve telefonike që kemi pasur, do mbajnë lojtarin deri ditën e martë në provë, ku ndërkohë do të kenë përgatitur edhe ofertën e tyre drejtuar klubit të Partizanit", - shtoi menaxheri i njohur shqiptar i FIFA-s.
MALINDI - Vetë Enco Malindi përmes një bisede elektronike pohoi se ndihet i kënaqur nga ambienti i ri. "Më kanë trajtuar shumë mirë. Sot, që ishte e diel kam qenë në shtëpinë e një prej futbollistëve të ekipit të Slavias, por nuk mungojnë edhe kafet me të tjerët. E konsideroj pozitive deri tani paraqitjen time", - tha përmes messengerit Malindi, i cili gjatë vitit të kaluar u pëlqye edhe nga grekët e AEK-ut.
OSMANI - Vata niset të hënën pasdite drejt Skocisë, ndërkohë që në listën e tij janë shtuar edhe lojtarë të tillë si mbrojtësi Tefik Osmani dhe Arbër Abilaliaj. "Osmani ka pasur një eksperiencë në kampionatin ukrainas, dhe pista ruse për të është e mundshme gjatë merkatos së verës, - pohoi Vata. "Për Arbërin, i cili gjatë verës se vitit te kaluar u testua me skuadrën gjermane të Erzberbirge Aue (Bundesliga 2), gjermania mbetet një opsion i përhershëm, por CV-ja e tij fare mirë mund të vlejë në kampionatet skandinave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›