Shfaqet Arabia Saudite: Miqesore ne date jo zyrtare

Arabia Saudite do të jetë një prej kundërshtarëve me të cilët do të përballet kombëtarja shqiptare, në përgatitje të eliminatoreve për Botërorin 2010. Lajmi bëhet i ditur nga federata e futbollit, e cila nëpërmjet faqes zyrtare të internetit ka bërë të ditur se në zyrat e këtij qeverisë së futbollit ka mbërritur një ftesë në federata arabe, në të cilën kërkohet një përbalje në muajin mars.
Takimi është përcaktuar për t'u lujatur në 21 mars dhe drejtuesit sauditë kanë marrë përsipër të gjitha shpenzimet për zhvillimin e këtij takimi. Problemi qëndron në faktin se data 21 mars nuk është një datë e lirë nga FIFA dhe trajneri Han nuk do të ketë të gatshëm të gjithë titullarët, duke qenë se një pjesë e tyre luajnë në kampionatet kryesore evropiane.
Në këto kushte edhe për këtë testim do të ketë më shumë hapësira për futbollistët që aktivizohen futbollistët që luajnë në kampionatin kombëtar, të cilët u përfshinë edhe në grumbullimin e Antalias.
Kjo është hera e parë që Shqpëria përballet me Arabinë Saudite, ashtu sikundër është edhe miqësorja e parë për Shqipërinë nën drejtimin e Arie Han, e cila do të pasohet nga ajo e datës 26 mars në Moldavi.
Burimi:-