E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana: Francezi Mocke firmos për 6 muaj + opsion 1 vit

Tiranë jo me një, por me dy francezë njëherësh. Pas nënshkrimit të kontratës së ish-sulmuesit të PSG, Lorent Mohelebi (majtas ne foto) edhe mesfushori i majtë i avancuar, Frederik Mocke (nga e djathta ne foto), nënshkroi deri në fund të sezonit aktual. "Ashtu si Mohelebi, edhe Mocke firmosi me klubin e Tiranës për gjashtë muaj, deri në qershor të vitit 2008, por edhe kontrata e tij ka të njëjtin opsion shtyrje edhe për një vit, nëse palët do të mbeten të kënaqura nga shërbimi", - tha për Albania-sport.com, një nga menaxherët e lojtarit, Genti Shemili. Ish-lojtari i Birmingami u pëlqye shumë nga shefi i klubit të Tiranës, Shkëlqim Muca gjatë përgatitjeve të bardhebluve në Antalia të Turqisë, ku Tirana fitoi edhe tri miqësoret e zhvilluara. 23-herë kampionët bëhen kështu klubi i parë shqiptar që do të kënë në gjirin e tyre dy lojtarë francezë, parë dhe faktin tjetër se te Besa, ka luajtur haitani me pasaportë franceze, Herby Fortunat, i menaxhuar nga Sokol Murati dhe Genti Shemili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›