Tiranë, kapen hajdutët e makinave, komunikonin me facebook
TIRANE- Operacioni “Heshtja” ka vënë në pranga bandën e gratisësve të makinave nëpër rrugët e kryeqytetit. Brenda një harku kohor prej gati 4 muajsh të arrestuarit akuzohen se janë autorë të grabitjeve të 7 makinave. Policia thotë se ka arritut të dokumentojë se të arrestuarit janë autorë të këtyre grabitjeve.Banda ishte vënë në vëzhgim nga policia një muaj më parë dhe në orët e vona të mbrëmjes së 18 janarit është bërë i mundur arrestimi afer stacionit te trenit ne Tirane. Policia arrestoi Romeo Lulëzim Rakipit, 22 vjec, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i proceduar disa herë për një sërë vjedhjesh në Tiranë, Flamur Riza Matoshi, 22 vjec, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar disa herë për vjedhje, 16 vjecarit me inicialet A. I lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë për “moskallëzim krimi”, Ndërkohë që u shpall në kërkim policor shtetasi I.I, 26 vjec, lindur dhe banues në Durrës. Sipas policisaë për të realizuar vjedhjet më së miri banda “komunikonte me mesazhe dhe përmes adresave elektronike, yahoo dhe facebook. Pas realizimit të vjedhjeve të automjeteve kryesisht të markës benz, i dërgonin në qytetin e Durrësit me qëllim shitjen e tyre” Policia ka mundur të dokumentojë se të arrestuarit janë autorë të grabitjes së 7 makinave. Konkretisht grabitjet kanë ndodhur Më datë 17 shtator 2009, në rrugën “Pandi Dardha” në Tiranë dyshohet se në bashkëpounim me njëri tjerin kanë realizuar vjedhjen e një automjeti me targa TR 2997 K. Më datë 20 Nëntor 2009, në Vorë, dyshohet se kanë realizuar në bashkëpunim përmes tyre vjedhjen e automjet tip “Benz 240”, ngjyrë gri. Më datë 22 dhjetor 2009, në rrugën “Ramazan Shijaku” ne Tirane, dyshohet se kanë vjedhur automjetin me targa TR 8344 C.Më datë 31 dhjetor 2009, në afërsi të Bulevardit “Zogu I-rë”, dyshohet se ne bashkëpunim kanë vjedhur automjetin me targa TR 5983 J.Më datë 15 janar 2010, në rrugën e Barrikadave në Tiranë, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e automjetit me targa TR 6267 E.Më datë 01 janar 2010, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në Unazë të Re, kanë realizuar vjedhjen e automjetit me targa TR 0473 B, në pronësi të një shtetasi. Më datë 06 janar 2010, në rrugën “Pandi Dardha” në Tiranë dyshohet se kanë realizuar në bashkëpunim vjedhjen e automjetit me targa TR 4691 R, në pronësi të një shtetasi. Strukturat e hetimit të krimit të komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë sëbashku me seksionin përkatës po punojnë intesivisht në drejtim të dokumentimit të tjerave vjedhjeve të automjeteve dhe të banesave, të realizuara nga ky grup kriminal, të realizuar në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan automjetet me targa si më poshtë : automjeti me targë TR5983 J, TR 4691 R, TR 0473 B, TR 6267 E. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal. (s.g/BalkanWeb)