“Remzi Hoxha”, rrezohet kërkesa e prokurorisë për Sefgjinin
TIRANE-Në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, prokurori i çështjes, Xhevat Hana ka kërkuar të merret një masë e re ndalimi për të pandehurin Arben Sefgjini. Por, trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku dhe po gjykohet cështja e hodhi poshtë këtë kërkesë të të prokurorisë duke e arsyetuar atë me korrektësinë e Sefgjinit. Prokurori Xhevat Hana kërkoi sot nga trupi gjykues pezullim nga detyra dhe arrest shtëpie për Arben Sefgjinin. Ndërkohë, edhe ndaj të akuzuarit për këtë ngjarje, Avni Koldashit, prokuroria ka kërkuar masën e “arrest shtëpie”. Megjithatë, kërkesa është hedhur poshtë nga trupi gjykues, duke theksuar se Segjini është sjellë korrekt me drejtësinë. “Në një moment të tillë procedurial nuk mund të bëhet kërkesë për ndryshim të masës së arrestit. I pa ndehuri Arben Segjini është sjellë korrekt me drejtësinë dhe nuk ekziston mundësia e largimit të tij nga Shqipëria”, thuhet në vendimin e trupit gjykues. Por Gjykata nuk mori parasysh kërkesën e Prokurorisë dhe e rrëzoi me pretendimin se nuk është momenti i duhur procedural për një kërkesë të tillë, pasi Sefgjini sipas trupit gjykues ka qënë korrekt me drejtësinë. Remzi Hoxha u rrëmbye rreth 15 vjet më parë dhe mendohet se u torturua në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për të. Katër ish- punonjës të Shërbimi Informativ Shtetëror, (SHISH) Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe, akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si autorë të rrëmbimit me pasojë zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë. (d.b/BalkanWeb)