E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola, Fergusoni i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, shpreson se Pep Guardiola do të përforcojë statusin e tij legjendar në klub, duke e udhëhequr ekipin për shumë vite të tjera.

Guardiola ka shënuar suksese historike në epokën më të ndritur të Barcelonës dhe gjiganti katalan tashmë konsiderohet si klubi më i mirë në planet. Por, strategu refuzon të konfirmojë vazhdimin e qëndrimit afatgjatë të tij në klub dhe vazhdimisht nënshkruan kontrata njëvjeçare.

Megjithatë, klubi refuzon të mendojë për largimin e tij dhe Rosell ka pranuar se dëshiron të shohë Guardiolan duke përcjellë shembullin e menaxherit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, duke mbetur në detyrë për mbi 25 vite.

“Besoj se Pep mund të kalojë më tepër kohë këtu se Alex Ferguson në Manchester United. Ëndrra ime është që Pep të bëhet Fergusoni ynë. Guardiola përfaqëson të gjitha karakteristikat e lëvizjes së Barcelonës. Ai ka qenë pjesë e këtij klubi prej kur ishte fëmijë dhe tani është duke triumfuar edhe si trajner. Kjo është shumë e rëndësishme për tifozët tanë”, deklaroi Rosell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›