Bojkoti, Balla në Internacionale
Një delegacion i Partisë Socialiste Shqiptare i kryesuar nga deputeti Taulant Balla po merr pjesë në takimin e Internacionales Socialiste, e cila po zhvillohet në Barcelonë të Spanjës. Në këtë takim, deputeti i PS-së, Taulant Balla ka bërë prezent qëndrimin e PS-së për bojkotin e Kuvendit nga ana e partisë më të madhe opozitare. Mësohet se Komiteti i Mesdheut i IS-së, që drejtohet nga kryeministri spanjoll Zapatero, do të miratojë një deklaratë për situatën në Shqipëri pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Socialistët e kushtëzojnë hyrjen në Kuvend me hapjen e kutive të votimit.