Tani dixhitalet, Polaroid drejt zhdukjes
TIRANE-Me lindjen e epokës dixhitale në fushën e teknologjisë së prodhimit të aparateve fotografikë erdhi edhe rënia e Polaroid duke bërë që të mbyllej edhe kompleksi i fundit i prodhimit të letrës për foto të çastit në Hollandë në vitin 2008. Ndërkohë që aparatet fotografikë Polaroid ishin një pjesë përbërëse e jetës në vitet 1980 në botën perëndimore, kërkesat për këtë lloj letre speciale relativisht të shtrenjtë u pakësuan pas shtimit të shpejtë të treg të telefonave celularë të paisur me aparat fotografik. Në vitin 2004 Polaroid vendosi të mos prodhonte më kimikate për realizimin e kësaj letre speciale por të shiste sasinë e mbetur nëpër magazina, gjë e cila sipas kompanisë pritej të zgjaste dhjetë vjet. Polaroid i nënvlerësoi kërkesat duke bërë që sasia e mbetur të mbaronte pas vetëm katër vjetësh.
Ky ishte fundi i letrës speciale të Polaroid, derisa sipërmarrësi austriak Florian Kaps, i apasionuar pas fotografisë, e mori në dorë fatin e Polaroid. Dy vjet më vonë Kaps tha se "gjithë ky proces ishte një aventurë." Në dyqanin e tij në Berlin, të cilin e quajti "Polapremium," Kaps e pranoi haptazi që "aparatet gjenden me vështirësi, filmat janë të shtrenjtë e çdo foto individuale është një sfidë më vete. Përfundimi është i ndryshëm."
Kaps udhëtoi drejt Vienës e më pas drejt Hollandës duke bindur admnistratorin e prodhimit të Polaroid, Andre Bosman, të vazhdote prodhimin e letrës speciale në fabrikën e mbyllur kohë më parë. Austriaku 40 vjeçar tha se i pëlqente ta krahasonte projektin e tij me ngarjen e motorit: "Një shkulm i fortë ere të përplaset në fytyrë ndërkohë që ndikimi nga ambjenti që të rrethon është shumë i madh." "Shkulmi i erës" është një ndër arsyet që kompania, e cila quhet "Impossible B.V." po i hedh hapat një e nga një. "Këtu kemi vetëm një krye kimist. Më parë kishim një laborator të tërë. Aktualisht kemi vetëm një makineri në punë. Në teori duhet të kishim dhjetë" tha Kaps. "Në kulmin e fuqisë Polaroid prodhonte rreth 150 milion letra speciale. Ne kemi në plan të prodhojmë një milion copë në vit. Kjo është padyshim një sasi modeste por megjithatë e kënaqshme."
Një prej 1,800 punonjësve të dikurshëm të Polaroid që punon tashmë në kompleksin e ngritur në qytetin hollandez Enshede, si pjesë e një ekipi të përbërë nga 20 vetë, është Andre Bosman. "Kam punuar për mëse 28 vjet për Polaroid pasi më ka pëlqyer gjithnjë ky produkt" tha Bosman, i cili është bërë partner në biznes me Kaps. "Ashtu si unë janë të shumtë ata që besojnë se ky produkt nuk duhet të zhduket përgjithnjë. është tepër i këndshëm për ta lënë të zhduket njëherë e përgjithnjë."
Letra speciale që shitet nga Kaps dhe ekipi i tij është quajtur "PX 600 Silver Shade," një emër ky jo fort i lehtë për tu mbajtur mend. Problemi i Kaps është fakti që ai nuk ka të drejtë të përdorë emrin Polaroid. Problemi i Polaroid është që nuk kanë më makineritë për prodhimin e letrës speciale. Megjithatë për momentin Kaps shpreson që ky projekt do të ecë përpara, pavarësisht emrit "PX 600 Silver Shade."
(SokolTopi/d.b/BalkanWeb)