Josipoviç: Pavarësia e Kosovës është realitet
Situata në rajonin e Ballkanit është ende e turbullt, por Europa Juglindore duhet të shndërrohet në një zonë të paqes dhe të bashkëpunimit në këtë Europë. kështu ka deklaruar presidenti kroat, Ico Josipoviç, në një intervistë për gazetën ruse "Izvestija". Duke folur për çështjen e Kosovës, Josipoviç ka thënë se pavarësia e Kosovës është realitet të cilin Kroacia e ka njohur, por ka shtuar se, "Serbia ka një pikëvështrim tjetër rreth kësaj çështjeje". Ndërkaq, lidhur me Bosnjën, Josipoviç ka thënë se duhet të gjendet një formulë e re, pasi sipas tij, formula e vjetër e Daytonit, "ka lënë shumë çështje hapur".