E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti e Sarajevës, Serbia dhe Kosova bien dakord


Samiti e Sarajevës, Serbia dhe Kosova bien dakortBEOGRAD-Serbia dhe Kosova bien dakort që t'i dërgojnë Ministrat e Jashtëm në takimin e Sarajevës, raporton e përditshmja "Danas".

Gazeta citon zyrtarë të kenë thënë se për të siguruar pjesëmarrjen e kryediplomatëve, Vuk Jeremiç dhe Skender Hyseni, pjesëmarrësit në takimin e 2 qershorit nuk do të fotografohen bashkë para dhe pas takimit, dhe nuk do të ketë deklaratë të përbashkët.

Përveç kësaj, para pjesëmarrësve do të jenë vetëm emrat e tyre, pa funksionin apo vendin, transmeton agjencia DPA.

Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë i kanë thënë gazetës se kushtet janë pranuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›