Menduh Thaci: Bojkot parlamentit, mungon dialogu
SHKUP- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, thotë për BBC-në se për shkak të mungesës së dialogut politik, deputetët e kësaj partie opozitare do të vazhdojnë të mos marrin pjesë në punën e parlamentit, me gjithë këmbënguljen e faktorit ndërkombëtar.
Duke ofruar një marrëveshje të re maqedono-shqiptare, kreu i kësaj partie thotë se pa përcaktimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, vështirë se mund të ketë perspektivë në Maqedoni.
"Mendoj e para se maqedonasit dhe shqiptarët duhet të arrijnë një marrëveshjeje të re politike mes tyre dhe në bazë të saj të bëhen dhe ndryshimet ligjore kushtetuese brenda funksionimit të sistemit edhe të shtetit ku ky shtet përfundimisht, sipas Thacit duhet të jetë shtet i maqedonasve dhe shqiptarëve.
Si argument të dytë kreu i PDSH në Maqedoni sjell zgjidhjen e problemit me Greqinë dhe hapjen e perspektivës për BE dhe NATO.
(m.a/News24/BalkanWeb)