Shfaqet fytyra e re e Piramides
Anisa Ymeri
Projektet dhe tenderet kane marre fund! Tani pritet qe firma fituese per zbatimin e projektit t'i hyje punes per t'i servirur qendres historike te Tiranes, fytyren e re te Piramides. I shumeperfoluri rikonstruksion i saj, do te nise se shpejti! Ministri i Kultures, Ylli Pango, u shpreh paraditen e djeshme: "Shpresojme qe ne fillim te marsit te mund te presim shiritin e fillimit te punimeve, qe do te zgjasin 16 muaj". Duke mos lene pa permendur faktin se ky eshte investimi me i madh ne fushen e kultures ne keto 18 vjet qe kap shifren e 700 milione lekeve te rinj. Qellimi i madh i ketij projekti eshte konvertimi dhe pershtatja e kesaj godine me siperfaqe 4000 meter katrore ne Teatrin e madh Kombetar ne forme ovale me 500 vende dhe nje Qender e Arteve Pamore.
Po me Teatrin Kombetar aktual c'do te ndodhe?! Sipas Pangos, ajo godine nuk do te shkaterrohet e as do prishet, por s'do te kete me statusin e godines se Teatrit Kombetar. Teatri Kombetar do te jete ne brendi te kesaj godine, e cila pas rikonstruksionit do te jete e denje per nje te tille. Ndersa sa i takon Galerise Kombetare te Arteve, do te shihet si do te veprohet fill pasi ambientet prane Piramides te jene funksionale, per te mesuar me shume edhe per statusin e saj. Ka qene nje procedure e gjate per te mberritur deri te fituesi i projektit, qe ishte ai i firmes franko-amerikane "Lui Berzher", qe u shpall ne korrik te vitit 2007, pas shqyrtimit te 12 projekteve konkurruese. Ndersa tenderin per zbatimin e ketij projekti e fitoi firma "Consorcium Orion", ajo qe ka fituar per zbatimin e ketij projekti ne bashkepunim edhe me dy kompani shqiptare.
Per te mberritur deri ne kete dite u deshen 2 vjet. Ishte nje fillim i veshtire, pasi para 2 vitesh, ishte percaktuar si fond te projektit vetem 100 mije euro, cka, sipas Pangos, ka penguar studiot dhe firmat serioze te afroheshin me projektet e tyre. Ndaj edhe prej nje vendimi tjeter te Keshillit te Ministrave, eshte percaktuar qe vlera e projektit te shkoje edhe 7-8% te vleres se investimit. E kjo solli edhe shume firma, cka u be e mundur edhe perzgjedhja e projektit fitues. Projekti final eshte dorezuar ne nentor te vitit 2007, dhe atehere jane shpallur procedurat per te afruar zbatuesit e ketij projekti. Fituesi u shpall ne 28 janar 2008. Eshte "Consorcium Orion", ajo qe ka fituar per zbatimin e ketij projekti ne bashkepunim edhe me dy kompani shqiptare.
Bizneset duhet te largohen nga QNK
Jo pak probleme jane hasur gati 2 vjet me pare, kur bizneset qe ne baze te kontratave e zhvillojne aktivitetin e tyre ne mjediset e Qendres Nderkombetare te Kultures reaguan se shteti po prishte kontratat me ta. Por sipas te thenave te Pangos, ne mars do te nisin punimet per rikonstruksionin ne pjesen ballore te Piramides, per te vijuar me tej. Po c'do te ndodhe me kontratat dhe bizneset qe ndodhen ne mjediset e saj, ministri Pango shprehet: "Jemi ne perfundim te nje procesi negocimi shume te suksesshem dhe kemi gjetur mirekuptim nga te gjithe".
Programi i ri funksional i Piramides
Teater Dramatik
Karakteristike kryesore "degjimi i mire i fjale se folur"; forma e salles eshte arena ose skema alternative dhe kapaciteti 500 vende
Shikueshmeria: Te shohesh mire audiencen eshte thelbesore, keshtu qe edhe spektatoret te gjithe te shohin performancen artistike. Dhe jo vetem te shohin pa pengesa apo pa kufizime shikimi, por edhe duhet te jene mjaftueshem afer artisteve, ne menyre qe te shijojne jo vetem zerin, por edhe gjestet, mimiken dhe te vleresojne artin skenik.
Qendra e Arteve Pamore:
E inkorporuar ose e atashuar duhet kompozuar qendra e arteve pamore. Kjo duhet te shtrihet ne jo me shume se 900 m2 ne total dhe te perfshije brenda nje zgjidhje elastike siperfaqe ekspozuese per 70 piktura dhe 20 skulptura. Ne varesi te kapacitetit ekspozues te perllogariten ambientet ndihmese si zyra, depo, si dhe nje kafe-bar, biblioteke e hapur, videoteke, nje laborator mirembajtjeje dhe restaurimi.