Dogji shtepine, mbetet ne burg
Tirane - Grindja me gruan dhe zjarrvenia ne shtepine ku jetonte i ka kushtuar qendrimin ne qeli 38-vjecarit te arrestuar, kater dite me pare ne kryeqytet, pas denoncimit. Gjykata e Tiranes ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per te dyshuarin Flamur Zeneli, i cili nuk ka pranuar te flase perpara gjyqtarit te gatshem Altin Shurti, mbi akuzat e ngritura nga ana e prokurorise. Prokurori i ka bere te ditur gjykates se, tri dite me pare, Zeneli eshte grindur me bashkeshorten e tij per motive te dobeta ne banesen e tyre ne lagjen Kombinat, e cila me pas eshte larguar ne familjen e prinderve se bashku me femijen. Me pas, ky i fundit i ka vene zjarrin shtepise. Prokurori i ka kerkuar gjyqtarit te gatshem, Altin Shkurti, te caktonte masen e sigurise "arrest me burg", mase kjo e vendosur me pas edhe nga gjykata.
R.C