E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardha nen flake, policia nis hetimet

KORCE - Zjarrvenesit nuk kursejne as zonat turistike. Fshatrat e njohur te Dardhes dhe Boboshtices kane rene pre e flakeve, qe dyshohet te jene te qellimshme, te cilat perfshine mbremjen e djeshme zonen e mbrojtur pyjore, duke shkaktuar deme te konsiderueshme. Ende nuk dihet se sa eshte demi i vertete dhe sot pritet te mesohen shifra konkrete. Nderkohe qe nderhyrja e zjarrfikeseve per shuarjen e flakeve, qe kane vazhduar deri vone ka qene e pamundur per shkak te terrenit te thyer malor dhe ne keto kushte prefektura e Korces ka ngritur grupe te emergjences, te cilat kane vepruar me mjete dore ne lokalizimin e vatrave. Burime zyrtare te policise thane se "zjarri i shfaqur rreth ores 17:00, mbi fshatin Boboshtice dhe me shtrirje drejt pyjeve te Dardhes, ka prekur nje siperfaqe te konsiderueshme. Policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet per nje zjarrvenie te qellimshme.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›