E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krrakemat e morteve, si dimension estetik ne art

Kurrqysh me ne zgrip nuk ka mundur te trajtoje vdekjen deri me tash se kjo andje. Kacarritje neper fijet delikate te kujtimeve te denesura. Te mund te perqafesh me gjithe forcen e pasionit te zoterimit boten e brenges dhe pikellimit qe ka bere Mesine, ne mbarsjen dhe amesine e tyre artistike. Ky eshte perkushtimi qe ka rrokur ngasjen profesionale te shkrimtarit dhe publicistit, Mark Simoni, te buberroje neper varre e qiparise. Te orvatet ne kete bote te ndaluar dhe te makthshme. Per te na kumtuar me te larten e mekimit qe kjo bote pikellimi dhe brenge ka lene sot e ne perjetesi, nepermjet veprave te korifejve te artit. Qiej te mrrylet nga flatrime korbash shpalohen ne cdo shfletim te faqeve te librit "Komshinjte e vdekjes", te shkrimtarit Mark Simoni. Nga penelatat e pusta ne Lezhe, hop ne kaperthimin etern dengur me ngrysti ne Prishtine. Nga "Korbat ne fushen me grure", te Van Gogut te "Lot ne parajse" te Erik Klepton. Nga tragjizmi i percuar ne forma te garrametshme, te predikimi i perunjet i bashkejeteses me vdekjen. Porsi nje gjahtar zemerthyerjesh, ai ka qemtuar vdekjen ngado, ku ajo, duke u perkundur ne prehrin e artisteve, eshte rritur dhe himnizuar, duke gjeneruar hyjnoren ne tere gjenialitetin e tyre krijues. Tuj rremu ne naten kob te piktoreve, shkrimtareve dhe muzikanteve, Mark Simoni perploteson ne kujtesen tone me kete gure, tere mozaikun e tyre artistik. Ne kete ese, apo ekspedite burimore te naltesive, ku u ngjiten ata, ai ngucat gjithsekun per te hetu gjurmet e hidherimit dhe loteve ne vepren e tyre. Autori vjen dhe turit korbat nga pema e hargalisur ne kahmote. Ata ngrihen trumba-trumba ne qiellin tone te kandjeve estetike tuj poteris me rrahkrahje, ndoshta jo dhe aq per te nxiros hapsinen tone te kthjellet, sesa per te permend nder ne forcen, vitalitetin, dufin krijues qe ka motivu keto gjeni, te cilet ndarjen e kesobote me me te dashtunit e tyre e konvertojne ne nje dimension te ri krijues. Pozicionin e tyre e yshtin ne nje tjeter kendshikim, pikerisht ne ate qe do ta bente mrekulluese krijimtarine e tyre, te lindur nga vdekja, por te pavdekshme. Prarimi, velja, pikellimi, mrrolja, catrafilisja, jane fijet magjike qe perqarkojne si meridiane kumti e sharmi universin e tyre krijues. Kjo eshte ajo qe rrefen autori ne kete qasje. Te ngresh nje realitet amshues nga mbarsje e hidherimit. Te rilindesh nga germadhat. Porsi nje Sfinks, te krijohesh nga hiri. Nder kesi orvatjesh perleshet kumti i tij, per ta kjartesuar e davaritur pergjithnje cdo dyzim qe ka ngucat perceptimin tone te ngerthyer ne alkimine estetike te ketij vershimi. Autori gjithashtu perfshihet nga ngulmi per te hequr paralele mes perjetimeve dhe vdekjes. Percikjas e ceremonialit mortor qe tek Zoomorfizmi i Ilireve, deri sot, te burrat britmetare e grate vajtore. Ata behin kesodore me kaq origjinalitet e pathos, me kaq kjartesi e tragjizem, me kaq vertetesi e larushi, sa nguron te kuptosh vdekjen vetem si ndalim i akrepave te ores. Humnera te thella qe hapen, qiej qe perjetesohen ne ngrysti, kjo ishte ajo qe e ben kete liber nje qendisme ne mantelin e puste te vdekjes qe flatron bashke me korbat ne jete te jeteve. Albert Vataj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›