E Diel, 1 Nëntor 2026

Tanket izraelite vrasin 8 persona të së njëjtës familje

Gaza - Një tank izraelit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 8 civilëve të tjerë palestinezë në veri të Rripit të Gazës. Lajmin për vrasjen e të pafajshmëve e japin mjekët palestinezë, të cilët ushtrojnë detyrën në atë zonë.

Predha e lëshuar nga ushtarët izraelit goditi një kamp refugjatësh në rrugën Jabalya në veri të qytetit të Gazës, njoftojnë mjekët. Viktimat mësohet se i përkisnin të njëjtës familje.

Ushtria izraelite, që po sulmon prej disa ditës në Rripin e Gazës, nuk dha asnjë koment për këtë ngjarje tragjike, ngjarje që po bëhen të zakonshme që nga fillimi i sulmeve të Izraelit.

/mig/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›