E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mësimi shtyhet për një javë nga moti

Foto Arkiv Prishtinë, 10 Janar, 10:16, NOA - Ministria Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), mori vendim që mësimi për gjysëmvjetorin e dytë të shtyhet deri me datën 19 janar 2009.

Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit për gjysmëvjetorin e dytë  është marrë në bazë të kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit nga qendra të ndryshme të Kosovës,pasi që këto ditë në tërë territorin e Kosovës po mbretëron mot i ftohët dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme .

Vendimi për shtyrjen e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë vlen për të gjitha shkollat e arsimit parauniversitarë të Republikës së Kosovës. Siç dihet, sipas kalendarit shkollor, mësimi është dashur të filloi me datë 12 janar 2009.

Plotësimi i orëve të humbura gjatë kësaj kohe do të bëhet në fund të vitit shkollorë 2008-2009.

h.i/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›