Rifillon furnizimi me gaz i Evropës

Moskë, 10 Janar, 10:25, NOA - Dokumenti për krijimin e mekanizmave për kontroll ndërkombëtar mbi tranzitimin e gazit rus përmes Ukrainës, do të firmoset sot, pas së cilës menjëherë do të rifillojë furnizimi i gazit. Këtë e deklaroi sot shefi i Gazprom-it, Aleksej Miler
"Konsiderojmë se gjatë ditës së sotme do të firmoset një marrëveshje për krijimin e mekanizmit të pavarur ndërkombëtar për sigurimin e tranzitit të gazit rus përmes territorit të Ukrainës dhe menjëherë do t`i rifillojmë furnizimet", deklaroi Miler në qytetin rus Soçi, ku u takua me kryetarin rus Dmitri Medvedev.
Vendet evropiane disa ditë me radhë përballen me mungesë të gazit rus, gjë që seriozisht u reflektua mbi amvisëritë dhe kompanitë gjatë periudhës së temperaturave dukshëm të ulëta.
NOA