Presidenti Topit takon akademikët kosovarë
Prishinë -Në vijim të vizitës së tij në Kosovës, presidenti shqiptar, Bamir Topi, ka zhvilluar një takim në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku ka vlerësuar punën dhe kontributin e këtij institucioni. "Unë i konsideroj vlerat akademike si ekstrakte intelektuale të kombit, pjesa më e nderuar e shoqërisë, e cila i është përkushtuar me vetëmohim asaj linje që ka pasur të bëjë më mbajtjen gjallë të identitetit dhe të vlerave kombëtare", deklaroi presidenti Topi.
Gjatë takimit me kryetarin e Akademisë, Besim Bokshi dhe akademikë të tjerë presidenti Topi u informua lidhur me rezultatet e punës së tyre. Pjesëmarrësit në takim theksuan dhe vlerësuan gjithashtu bashkëpunimet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Presidenti shqiptar ka vizituar edhe Muzeun e Kosovës dhe Kuvendin e Komunës së Prishtinës.