Hamasi në Kajro për të diskutuar armëpushimin
Kajro - Një delegacion i Hamasit mbërriti sot në Egjipt për të diskutuar planin e armëpushimit të propozuar nga presidenti i këtij vendi, Hosni Mubarak. Një zyrtar i shërbimeve të sigurisë bëri të ditur se delegacioni do të diskutojë për situatën e tmerrshme që po kalon Rripi i Gazes.
"Delegacioni përbëhet nga katër persona të drejtuar nga Ayman Taha dhe Jamal Abu Hachem", deklaroi zyrtari.
“Në Egjipt, Hamasi do të shtrojë vërejtjet që ka lidhur me iniciativën e marrë nga presidenti egjiptian, Mubarak, për mundësinë e një armëpushimi në Rripin e Gazës", thekson agjencia egjiptiane e lajmeve Mena.
Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, propozoi një plan që parashikon një armëpushim për një periudhë të caktuar për të hapjen e korridorit humanitar për t’i ardhur në ndihmë popullsisë palestineze.