Tare: Do të dalim nga momenti i keq

(ALBANIA SPORT) – Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, pranoi se klubi italian për të cilin ai punon, ndodhet në një moment të errët. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është njeriu i dytë më i rëndësishëm pas presidentit Klaudo Lotito te shoqëria bardhekaltër.
Para pak ditësh ultras të Lacios protestuan ashpër duke mos i kursyer sharjet ndaj dy figurave më të larta të skuadrës së Serisë A, që sollën edhe shkarkimin e trajnerit Davide Balardini dhe afrimin e Edi Rejës, ish-teknikut të Napolit (në kohën edhe kur Napoli luajti në Kupën UEFA kundër Vllaznisë).
I intervistuar nga faqja sportive italiane në internet, Tuttomercatoëeb.it, Tare foli edhe për kritikat ndaj tij dhe presidentit Lotito. “I pamë në në mënyrën e duhur dhe me përulësi të madhe. Ia dolëm të ruanim qetësinë dhe të qëndronim të përqendruar. Dëshirojmë të dalim nga ky moment”.
Në lidhje me largtimin e trajnerit Balaradini dhe emërimin e pasuesit të tij, Reja, Tare theksoi: “Balardini duhet falënderuar për punën që bri të Lacio. Pata rastin ta njoh nga afër dhe ishte një person shumë serioz e profesionist. Përsa i përket Rejës, besuam te eksperienca e tij dhe kapaciteti për të qenë pjesë e klybeve të të rëndësishme. Do të transmetojë eksperiencën e tij te skuadra që duhet të dalë nga një moment negativ. Kemi pasur problem të ndryshme, përfshirë dhe dëmtime të shumta lojtarësh”.
Lacio, me 22 pikë pas 23 javësh, ndodhet në vendin e 18-të nga 20 skuadra që ka Seria A italiane, praktikisht në zonën e play-out, vetëm një hap larg rënies në Serinë B. Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili