Brjus: Cana kapiten? Nuk jam penduar

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Sanderlendit, Stib Brjus, pranoi faktin se kapiteni shqiptar Lorik Cana, por kalon një moment jashtë forme.
Cana u transferua gjatë verës së vitit të kaluar te Sanderlendi i Primershipit anglez nga skuadra franceze e Ligës I, Olimpik i Marsejës në shumën e 6 milionë eurove, ku dhe aty mesfushori i kombëtares sonë mbante shiritin.
Pas një fillimi të bujshëm në karrierën e tij të re në Angli, duket se rendimenti i Canës është në rënie e sipër.
Loriku ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, të cilat e konsideruan atë edhe si zbulimin e sezonit në Angli dhe një blerje të zgjuar të trajnerit Stiv Brus, ndërkohë që kohët e fundit me paraqitjet e diskutueshme të tij është në qendër të kritikave.
Brjus pranoi: “Është normale që kjo të ndodhë me të. Ka të bëjë edhe me përshtatjen, pasi nga të luajturit në Francë me lojën e këtushme ka një diferencë të madhe. Intesiteti i lojës në Angli ëhtë një gjë që këkon kohë të mësohesh. Por, unë nuk kam probleme me Lorikun në termat se si ai po e bën detyrën e tij. Unë e bëra atë kapiten dhe nuk ndjej asnjë keqardhje për këtë. Ok, ai po vuan nga një rënie, është ajo që unë dua të vë në dukje, por pas një farë kohe ai do të jetë në rregull dhe unë jam i bindur për këtë”.
Sandërlendi për momentin ndodhet në vendin e 13-të, me 26 pikë pas 25 ndeshjesh. Ndeshja e ardhshme e Sandërlendit është ajo kundër Arsenalit, ndaj të cilit ekipi i Lorikut fitoi 1-0. Cana ka luajtur këtë sezon 21 nga 25 ndeshjet e zhvilluara, duke koleksionuar 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili