E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: I kam këshilluar Canës të vijë te Lacio

ROME-Kalimi i Lorik Canës nga Gallatasaraji te Lacio është një çështje dite në Itali. Mesfushori kuqezi kërkohet me ngulm nga ekipi kryeqytetas, ndërkohë që "ndërmjetësi" i operacionit është Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios.
Duke folur dje për mediat turke, Tare ka treguar bisedat e bëra me Canën. "I kam këshilluar Lorikut që të vijë te Lacio, ky është shansi më i madh i karrierës së tij, - është shprehur Tare. - Është një nga mesfushorët më të fortë për momentin. Edhe Gallatasaraji është një klub i rëndësishëm, por Seria A italiane ka një tjetër lloj imazhi. Lorikun e duan shumë klube, por unë e këshilloj të vijë te Lacio, sepse jam i bindur që për të do të ishte zgjedhja më e mirë", shtoi ish-kapiteni i Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›