E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: “Nuk largohem nga Lacio”

Sulmuesi shqiptar i Lacios, Igli Tare vazhdon të jetë i dëmtuar duke humbur miqësore njëra pas tjetrës. Lacio barazoi 1-1 me kampionin e Gjermanisë, Shtugardin, ndërkohë që konfirmoi edhe blerjen e re, porterin argjentinas, Karrizo, i cili firmosi për pesë vjet. Siti italian Quotidiano.net, shkruan se Tare nuk ka ndërmend të lëvizë nga kuartieri i përgjitshëm i Formelos, pasi dëshiron të respektojë kontratën që e lidh me Lacion deri në qershor të vitit 2008. Shqiptari, sipas gazetës "Il tempo", pas një ballafaqimi me drejtuesit e klubit bardhekaltër, ka ritheksuar vendimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›