Cana çon Arjan Beqajn per testim te Marseja

Arjan Beqaj, portieri i Kombëtares shqiptare mund të bëhet shumë shpejt kosovari i dytë që do të luajë në radhët e Olimpikut të Marsejës. Lajmi jepet nga revista prestigjioze francez "France Football", që thekson se portieri i Anorthosis Famagusta në kampionatin qipriot u është rekomanduar ngrohtësisht drejtuesve të Olimpikut të Marsejës nga vetë Lorik Cana, një prej titullarëve të padiskutueshëm të nënkampiove të Francës. Marseja prej kohësh në kërkim të një portieri zëvendësues dhe të një lojtari sulmues. Arjan Beqaj pritet të testohet në ditët e ardhshme dhe "France Football" shton se "titullari i kombëtares shqiptare luan në Qipro pas shumë sezoneve në Greqi".
Mungesa e Lorik Canës në ndeshjen e djeshme miqësore Tuluze-OM (0-1) befasoi jo pak një numër të mirë shikuesish. Në fakt, shqiptsri ashtu si nigeriani Uilson Oruma u trajtuan nga stafi mjekësor për shkak të dhimbjeve të vogla: Cana probleme me gjurin, ndërsa Oruma probleme në kofshë.