Tare nxeh Roma-Lacio

Ka pasur rastin që derbin e nxehtë të Serisë A, Roma-Lacio ta shijonte në fushë, megjithatë Igli Tare bëhet protagonist i supersfidës së kryeqytetit italian edhe tani që qëndron në tribunë. Drejtori sportiv i bardhkaltërve ka folur për ndeshjen e së dielës, duke theksuar se Lacio kërkon fitoren për vendin e tretë, në mënyrë që të sigurojë një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League
“Kampionati i Serisë A është i gjatë dhe për të realizuar objektivat që kemi duhet ta justifikojmë veten javë pas jave, deklaroi Tare. Skuadra është e motivuar pas fitores me Fiorentinën, ndërsa derbi me Romën na jep mundësinë të konsolidojmë pozitat tonë në luftën për vendin e tretë dhe të nxjerrim nga gara një rival direkt. Kemi respekt për verdhekuqtë, por jo frikë. Dihet si përfundojnë ata që hyjnë në fushë me frikë”.
Ndryshe nga sa mendohej, në derbi do të luajnë si Klose për Lacion, ashtu edhe Toti për Romën. Por, Tare nuk humb shansin të “shigjetojë” kapitenin e rivalëve.
“Toti dhe Klose janë dy legjenda të futbollit botëror, për këtë arsye derbi identifikohet me këta dy lojtarë, nënvijëzoi ish-sulmuesi I kombëtares shqiptare. Megjithatë, më tepër sesa nga Toti, Lacio duhet të jetë e kujdesshme ndaj Borinit. I kemi pasur mundësitë ta merrnim këtë lojtar, e duke parë paraqitjet e tij me Romën, na vjen keq që nuk e shfrytëzuam mundësinë”.
Përsa I takon duelit direct me Romën, Tare beson se Lacio ka diçka më shumë se rivalët në këtë sezon dhe këtë e konfirmojnë pikët e grumbulluara dhe pozitat në klasifikim. Në fund, drejtori sportiv konfirmoi marrëdhënien e shkëlqyer me trajnerin Edi Reja, duke theksuar se polemikat duhen lënë mënjanë dhe të gjithë të punojnë për të mirën e Lacios.