E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorskla mendon shitjen e Januzit

Vorskla Poltava po mendon të shesë Ahmed Januzin. Por, ajo që habit është qëndrimi që klubi ukrainas po mban ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Në fakt, në merkaton e janarit, për 23-vjeçarin ishte interesuar Hanoveri në Bundesligë, por drejtuesit e Vorsklas pretenduan rreth 1.5 milionë euro për kartonin e lojtarit, duke bërë që gjermanët të tërhiqeshin.
Gjithsesi, tashmë situate ka ndryshuar dhe shitjen e mundshme të Januzit e konfirmoi trajneri Pavlov. Sipas drejtuesit të stolit, nëse “klubi do të marrë një ofertë të mirë, është I gatshëm ta shesë sulmuesin”.
Sipas drejtuesit të stolit, kuqeziu nuk është një lojtar kryesor te Vorskla dhe ai mund të qëndrojë te ukrainasit vetëm nëse vazhdon të rritet edhe më shumë si lojtar.
Fakti është që Januzi ka kontratë me klubin deri në vitin 2015, e pavarësisht formës së mirë të shfaqur në fazën përgatitore në Turqi, ku shënoi edhe 6 gola në një ndeshje, 23-vjeçari duket se e ka humbur statusin e lojtarit titullar.
Largimi i Januzit tingëllon i çuditshëm edhe sepse sulmuesi është golashënuesi I dytë më I mirë I skuadrës, me 5 gola në 18 ndeshje. Kuqeziu ka realizuar edhe 3 gola në turret kualifikuese të Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›