Tare premton Klosen te Lacio ne janar
Igli Tare mund të sjellë te Lacio, Miroslav Klosen që në janar. Është ky lajmi që ka qarkulluar dje në mediat italiane, të cilat e konsiderojnë dashuri fatale të lacialëve me Gjermaninë. Për këtë e lidhin drejtorin sportiv shqiptar dhe me datën 21 mars 2001: Miroslav Klose, polaku nga Opole, i shkuar fëmijë në Gjermani, debutoi me kombëtaren gjermane. Ajo ndeshje luhej pikërisht kundër Shqipërisë së Igli Tares, që atëherë mbante akoma veshur bluzën kuqezi. Drejtori aktual i bardhekaltërve nuk e ka harruar atë sfidë dhe atë bomber: s’kishte mbushur ende 23 vjeç, në debutim, Klose shënoi pas vetëm 17 minutash lojë. 10 vite më vonë, Tare premton: “E dua si përforcim në janar”, ndërsa Klose i përgjigjet nga Gjermani: “Lacio luan një futboll të bukur, Roma është një qytet i bukur dhe do të ishte fantastike të luaja në Romë”.