Tare s’e ka prioritet të ardhmen

Kanë mbetur pak më shumë se 10 ndeshje për ta evituar Serinë B në një sezon katastrofal në të cilin po kalon Lazio. Tifozët kanë filluar ta kontestojnë kryesinë aktuale, ndërsa presidenti Claudio Lotito është ai që po e pëson më së keqi.
Klubi nga Roma nuk është se ka blerë ndonjë futbollist cilësor në janar dhe zgjedhja e trajnerit Ballardini në krye të ekipit, pas largimit të Delio Rossit, nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Madje, Ballardini u shkarkua vetëm pas gjysmë sezoni, për t’u zëvendësuar me trajnerin Edy Reja. Për të gjitha këto, por edhe për të ardhmen e tij, ka folur drejtori sportiv i ekipit Biancoceleste, shqiptari Igli Tare.
“Unë nuk kam aspak frikë se do të shkojmë në Serie B. Kam respekt të madh për situatën në të cilën gjendemi për momentin, është mjaft kritike. Nuk nënvlerësoj asgjë, por do të ishte mungesë respekti përballë të gjithë ambientit nëse mendojmë kështu. Çdokush nga ne duhet ta hapë maksimumin për këtë punë dhe me rezultatet duhet të jemi të suksesshëm, që të dalim nga kjo situatë të gjithë së bashku”, ka thënë Tare në një intervistë për ueb faqen “"lalaziosiamonoi.it”.
Ai foli edhe për të të ardhmen, pasi që njerëzit e shohin larg Lazios së bashku me kryesinë aktuale në sezonin e ardhshëm. Të tjerë e shohin tek Brescia si drejtor sportiv. “Janë të gjitha spekulime që nuk më takojnë mua dhe që nuk më lëvizin as minimalisht. E ardhmja e Tares nuk është prioritet për momentin. Unë kam kontratë edhe për një vit me Lazion, por nuk e di se çka do të bëj. Që kur e kam nisur këtë punë, kanë hyrë dhe dalë 300 persona. Për momentin nuk më intereson gjë tjetër, mendoj vetëm për punë. Të gjitha të tjerat janë spekulime”, përfudoi ish futbollisti shqiptar.