Ronaldo pret sukses

Cristiano Ronaldo beson se mund të përfundojë sezonin e tij të parë në Real Madrid duke fituar titullin në La Liga. 25 vjeçari iu bashkua gjigantit madrilen në transferim rekord prej 94 milionë eurosh nga Manchester United verën e shkuar dhe ka parë ekipin e tij duke fituar gjashtë ndeshjet e fundit e duke marrë dy pikë nga kryesuesi Barcelona.
Derisa katalanët duhet të vizitojnë Bernabeun për një tjetër El Classico, Ronaldo është i vetëdijshëm se fitorja do t’i dërgonte ata në krye dhe beson se mund të përballojë presionin. “Jam i sigurt se do ta fitojmë ligën. Ne duhet të brengosemi për veten dhe të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani. Besojmë në shanset tona”, tha Ronaldo.
Derisa ekipi i Pep Guardiolas ka pësuar rënie në periudhën e fundit, Real Madrid ka shfrytëzuar rastin duke ngushtuar diferencën dhe shumëkush e konsideron përballjen e tyre, në mes të muajit prill, si ndeshjen vendimtare për titull.
“Ndeshja kundër Barcelonës në shtëpi mund të jetë shumë e rëndësishme, por ende nuk jemi duke menduar rreth kësaj date sepse duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe të mundohemi të përmirësohemi çdo ditë”, shtoi Ronaldo. Futbollisti më i mirë në botë 2008 pritet të luajë rol kritik gjatë verës në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, por ai beson se Portugalisë i nevojitet përvoja dhe të përgatitet në mënyrën më të mirë.
“Ndeshja miqësore kundër Kinës ishte e rëndësishme për të ruajtur besimin në ekip rreth mundësive tona në Kampionatin botëror. Kina ka stil të ngjashëm me Korenë e Veriut dhe ishte provë e mirë për ne kundër një ekipi aziatik. Sigurisht se objektivi ynë është të arrijmë në 100 për qind për ndeshjen e parë të Kampionatit botëror. Së paku dua të kalojmë në gjysmëfinale dhe të përmirësojmë pozitën e katërt nga viti 2006”, u shpreh Ronaldo pas fitores 2-0 ndaj Kinës.
“Ky sezon është shumë i rëndësishëm sa u përket objektivave personale, sepse dua të fitoj tituj me Real Madridin dhe të luaj mirë në Kampionatin botëror. Jam shumë ambicioz dhe sfida ime është të jem më i miri”, përfundoi ai.