Komisioni i Ekonomise, projektbuxheti miratohet
Projekt-buxheti per vitin 2009, ndonese me debate ndermjet deputeteve te mazhorances dhe opozites, ka marre dje miratimin ne parim nga Komisioni parlamentar i Ekonomise. Sipas zevendesministrit te Financave, Sherefedin Shehu, p/buxheti i shtetit 2009 pervecse garanton nje stabilitet te qendrueshem makroekonomik ne vend, jep dhe marzhe sigurie, duke qene se perballemi me nje vit, ku ne te gjithe boten ka krize financiare. "Ky buxhet synon te konsolidoje me tej stabilitetin makroekonomik te vendit pertej zhvillimeve qe ka pasur ekonomia boterore, ndersa ne mbetemi nje vend me nje stabilitet te qendrueshem makroekonomik, per sa i takon rritjes ekonomike, nivelit te inflacionit, kursit te kembimit, bilanceve te tjera qe kane te bejne me tregtine nderkombetare dhe nivelit te papunesise", theksoi zv/ministri Shehu. Sipas tij, ne p/buxhetin e shtetit 2009 jane parashikuar edhe dy reforma thelbesore ne sektore prioritare, si ai i arsimit dhe shendetesise. "Keto dy reforma thelbesore lidhen me kalimin e fondeve nen administrimin e Institutit te Kujdesit Shendetesor per sa i perket sektorit shendetesor dhe Universiteteve, per sa i takon sektorit te arsimit", nenvizoi Shehu. Ne projektbuxhetin e shtetit per vitin 2009 programohet nje rritje ekonomike rreth 6.3 %, inflacioni ne nivelin 3+-1 %, te ardhurat jane parashikuar ne 333 miliarde leke, ndersa shpenzimet llogariten 383 miliarde leke. Deputetet socialiste nga ana e tyre kane dhene vleresime negative per projekt-buxhetin duke u shprehur se, nuk ka nje plan rezerve te qeverise per te mbrojtur nga kriza globale, e cila pritet te kete ndikimet edhe ne vendin tone vitin e ardhshem.