Tarifat celulare pritet të ulen me 15%
Tarifat e telefonisë celulare pritet të ulen duke nga viti në vit, duke ofruar për abonentët shqiptarë tarifa shumë të leverdishme deri në vitin 2013. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare (AKEP) do të ulë tarifat nga viti në vit, me pretendimin që në vitin 2013 tarifat të arrijnë në 4.63 lekë për minutë. Por një ulje e tarifave pritet që në fillim të kësaj vjeshte, për shkak të rritjes së konkurrencës në treg me katër operatorë celularë. Hyrja e operatorit të katërt celular në muajin shtator pritet të sjellë uljen e mëtejshme të tarifave të telefonisë celulare. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) ka bërë të ditur se çmimet do të jenë edhe më të ulëta se vendet e rajonit. Por një tjetër ulje tarifat e telefonisë celulare do të kenë në muajin janar të vitit 2011, pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do të ulë tarifën e interkonjeksionit me 15 për qind. Gjithashtu, është propozuar nga AKEP që deri në shtator të vitit 2013, tarifat të ulen në rreth 60 për qind, duke shkuar në 4,63 lekë për minutë nga 10.5 që është aktualisht. Po ashtu, pritet që në janar të vitit të ardhshëm të ofrohet shërbimi i portabilitetit të numrit, që më konkretisht do të thotë se çdo abonent mund të ndryshojë kompaninë pa ndryshuar numrin e tij personal.