E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat dhe taksat e Hipotekes per te gjitha bashkime e komunat



Laureta Rryçi
Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme qytetarët mund të kryejnë një sërë shërbimesh. Mirëpo nëse do të dinin dokumentet që iu duhen dhe tarifat për secilën prej tyre për të gjithë do të ishte një procedurë e lehtë. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm tabelën zyrtare me të gjitha shërbimet që ofrohen nga kjo zyrë, kodet e dokumenteve që duhen si dhe tarifat secila prej tyre. Po kështu tabela zyrtare përmban dhe taksat që duhet të paguhen në varësi të komunës apo bashkisë ku jeton qytetari që do të kryejë një shërbim të caktuar.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, Regjistrimin dhe fshirjen e barrave, Regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Si dhe së fundmi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial, e vendimit gjyqësor. Po kështu për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë të së cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Dokumentet
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 128 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” këto dokumente iu duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucion që mund të merret dokumentacioni përkatës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë listën e plotë të dokumenteve dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë, duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri iu ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre.

4 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›