Brukseli: Ja plani që do të na shpëtojë
Për të kthyer sërish eko
nominë në formë, Komi
sioni Evropian ka përgatitur
një plan shpëtues që përbëhet
nga dhjetë iniciativa, mes të cilave
reduktimin e taksave, financim
më elastik të BE-së për infrastrukturën
dhe nxitje të teknologjive
ekologjike në sektorin e prodhimit
të makinave. Qeveritë e BE-së do
të marrin dritën e gjelbër edhe për
të pasur një disiplinë buxhetore
më të rreptë gjatë dy viteve të
ardhshëm për shkak të "rrethanave
të jashtëzakonshme". Paketa do të
prezantohet sot në Bruksel nga
shefi i BE-së, Barroso. Vlera tërësore
e saj pritet të jetë 130 miliardë euro.
Presidenti i BE-së, Barroso, deklaroi
dy ditë më parë se plani do të
angazhojë të gjitha mjetet e
nevojshme: strukturore, fiskale dhe
rregulluese si në nivelin e organizatës,
ashtu edhe në atë të vendeve
të veçanta që e përbëjnë atë. "Asnjë
shtet anëtar nuk mund t‘i
shmanget krizës, duke aplikuar
vetëm masa që janë kombëtare.
Ekonomitë tona janë shumë të
ndërvarura", tha Barroso. Përveç
reduktimit të mëtejshëm të përqindjes
së interesit, plani synon që
të rrisë kërkesën dhe të stabilizojë
ekonominë përmes një "pakete
buxhetore stimuluese, e cila duhet
të jetë e përkohshme dhe me objektiva
të qarta". Ajo ngërthen në
vetvete shumë ide të tilla si uljen
e taksave për ata që marrin
kërkueshm, apo reduktimin e
TVSH-së për disa lloj mallrash apo
shërbimesh. Brukseli, gjithashtu,
do të bëjë një përdorim më të mirë
të fondit të Ndreqjes së Globalizmit
dhe Fondit Evropian Social,
dy mjete financiare të krijuara për
të ndihur ritrajnimin e njerëzve
dhe rifutjen e tyre në punë. Të tjera
masa do të kenë në qendër të tyre
bizneset, në mënyrë që ato të kenë
një akses më të mirë në financime
dhe nga ana tjetër të mos hasin
ngarkesa të pafund administrative.
Për të lehtësuar presionin në
buxhetin e secilit vend, plani
pritet të investojë në infrastrukturë,
duke përshpejtuar pagesat
nga fondet e kohezionit. Një
lëvizje e tillë pritet që t‘i japë një
impuls edhe sektorit të ndërtimeve,
i cili është thuajse paralizuar
gjatë këtyre muajve në
shumë vende të Bashkimit Evropian,
por gjithashtu do të shkaktojë
edhe një rritje të përgjithshme. Sipas
planit në zbatimin e masave të
mësipërme, vendet anëtare mund
të mos detyrohen që të thyejnë 3%
e vlerës së referencës për vitet 2009
dhe 2010 për shkak të rrethanave
të jashtëzakonshme.
nominë në formë, Komi
sioni Evropian ka përgatitur
një plan shpëtues që përbëhet
nga dhjetë iniciativa, mes të cilave
reduktimin e taksave, financim
më elastik të BE-së për infrastrukturën
dhe nxitje të teknologjive
ekologjike në sektorin e prodhimit
të makinave. Qeveritë e BE-së do
të marrin dritën e gjelbër edhe për
të pasur një disiplinë buxhetore
më të rreptë gjatë dy viteve të
ardhshëm për shkak të "rrethanave
të jashtëzakonshme". Paketa do të
prezantohet sot në Bruksel nga
shefi i BE-së, Barroso. Vlera tërësore
e saj pritet të jetë 130 miliardë euro.
Presidenti i BE-së, Barroso, deklaroi
dy ditë më parë se plani do të
angazhojë të gjitha mjetet e
nevojshme: strukturore, fiskale dhe
rregulluese si në nivelin e organizatës,
ashtu edhe në atë të vendeve
të veçanta që e përbëjnë atë. "Asnjë
shtet anëtar nuk mund t‘i
shmanget krizës, duke aplikuar
vetëm masa që janë kombëtare.
Ekonomitë tona janë shumë të
ndërvarura", tha Barroso. Përveç
reduktimit të mëtejshëm të përqindjes
së interesit, plani synon që
të rrisë kërkesën dhe të stabilizojë
ekonominë përmes një "pakete
buxhetore stimuluese, e cila duhet
të jetë e përkohshme dhe me objektiva
të qarta". Ajo ngërthen në
vetvete shumë ide të tilla si uljen
e taksave për ata që marrin
kërkueshm, apo reduktimin e
TVSH-së për disa lloj mallrash apo
shërbimesh. Brukseli, gjithashtu,
do të bëjë një përdorim më të mirë
të fondit të Ndreqjes së Globalizmit
dhe Fondit Evropian Social,
dy mjete financiare të krijuara për
të ndihur ritrajnimin e njerëzve
dhe rifutjen e tyre në punë. Të tjera
masa do të kenë në qendër të tyre
bizneset, në mënyrë që ato të kenë
një akses më të mirë në financime
dhe nga ana tjetër të mos hasin
ngarkesa të pafund administrative.
Për të lehtësuar presionin në
buxhetin e secilit vend, plani
pritet të investojë në infrastrukturë,
duke përshpejtuar pagesat
nga fondet e kohezionit. Një
lëvizje e tillë pritet që t‘i japë një
impuls edhe sektorit të ndërtimeve,
i cili është thuajse paralizuar
gjatë këtyre muajve në
shumë vende të Bashkimit Evropian,
por gjithashtu do të shkaktojë
edhe një rritje të përgjithshme. Sipas
planit në zbatimin e masave të
mësipërme, vendet anëtare mund
të mos detyrohen që të thyejnë 3%
e vlerës së referencës për vitet 2009
dhe 2010 për shkak të rrethanave
të jashtëzakonshme.