Tasho: Rikthej per nostalgjiket, “bukurite” femerore te viteve ’80 – ‘90 Izaura Ndoj
Sapo prek pragun e galerise “FAP” ne Universitetin e Arteve, ndeshesh me portretet e bukura te vajzave te viteve ’80 dhe perkrah tyre, portretet e sukseseve te tyre neper bote. Artistit Roland Tasho, ju desh shume kohe te rremonte ne arkivin e tij dhe te nxirrte portretet e femrave me te suksesshme shqiptare, ne menyre qe te krijonte kete ekspozite duke i prezantuar sot dhe dje ne fusha te ndryshme. Gra dhe vajza shqiptare te suksesshme ne bote, jane bere pjese e ekspozite “Retrospektive dhe Realitet” nga artisti Roland Tasho. Emra si sopranoja Inva Mula, Xhilda Lapardhaja, Vace Zela, Justina Aliaj, Teuta Koco apo Vace Zela, jane ndeshur para dhe pas viteve ’90 me aparatin e fotografit Roland Tasho ne Tirane dhe jashte saj. “Gjate punes si fotoreporter ne vitet 1982-1990, kam fotografuar vajza e gra te dalluara ne fusha te ndryshme, mjekesi, arsim, shkence, art dhe ne fusha te tjera, si dhe shume studente te mira ne universitete. Ato pervecse te dalluara, ishin dhe pjesa me e bukur e Tiranes se asaj kohe”, shprehu Tasho.
Ritakimi me 120 femrat e suksesshme
Ne 120 fotografite e prezantuara, femrat modele, mise, kengetare, instrumentiste dhe aktore, fatmiresisht ushtrojne keto profesione edhe ne vende evropiane ku jetojne. Takimi i fotografit Tasho me to, ka qene shume mbreselenes, pasi pjesa me e madhe e tyre kane pohuar dashurine per atdheun e tyre, Shqiperine. “Mbas ndryshimeve politike qe ndodhen ne vendin tone, te viteve 1991 shume nga keto vajza u larguan ne vende te ndryshme te botes. Duke u marre prej vitesh me emigracionin shqiptar ne bote, ritakoj keto vajza te cilat me pune e perkushtim te madh, jane te njejtat ne profesione pune si kane qene dhe ne Shqiperi. Njekohesisht kane krijuar familjet e tyre. Jane te sistemuara ne pune ne vendet ku jetojne, por “koken e kane prapa” ne vendin e tyre, per te cilin duan te kontribuojne e te ndihmojne me eksperiencat e tyre”, pohon Tasho.
Deshmite, permes koleksionit te fotove
Ekspozita risjell per publikun dhe koleksionin e fotove te titulluara “Prapa maskave”, me deshmi te grave te ndryshme mbi “kompromisin”. “E kam ndjere kete ne takimet qe kam patur dhe shume shpesh presin nje telefonate, nje ftese... Por te tjera vajza qe iken ne mosha te vogla nga Shqiperia, studiuan ne universitete perendimore dhe arriten rezultate te mira dhe shume nga keto u punesuan ne vende te rendesishme”, tregon me tej Tasho. Udhetimi nis me sopranon e famshme Inva Mula, pervijon me aktoren Xhilda Lapardhaja, e cila ka luajtur krah Sofia Loren. Prane njera-tjetres jane te vendosur sopranot Tefta Tashko Koco dhe e mbesa Teuta Koco. Me tutje, syri te ze kengetaren e famshme Vace Zela, Parashqevi Simaku, Justina Alija e shume personazhe te tjera femerore te famshme. “Jane rreth 250 vajza te fotografuara ne kohe te ndryshme qe desha t’i paraqes ne nje ekspozite fotografike per t’i bere te njohura per sukseset e tyre. Kete ekspozite fotografike, e realizova me rastin e festes se gruas me 8 Mars. Kjo ekspozite te sherbeje si nje ftese per te kontribuar me eksperiencat e tyre ne vendin ame, ne Shqiperi”, perfundon Tasho. Ekspozita eshte mbeshtetur nga GIZ- Zyra e Bashkepunimit Gjerman per Zhvillimi Nderkombetar, UN Women dhe Kalo & Associates. Ekspozita do te qendroje e hapur per publikun ne datat 11-14 mars.