E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e opozitës, Rama: Nuk do të dorëzohemi

Kreu socialist Edi Rama ka vizituar mesditen e të hënës grevistët që janë transportuar për qendrën spitalore „Nënë Tereza“. Pasi është interesuar për shëndetin e tyre, ai tha për mediat se opozita do të vazhdojë grevën pavarësisht qëndrimit indifierent te Sali Berishes. Rama theksoi se shefi i qevcerisë duhet të japë llogari për rënimin ekonomik, rritjen e cmimeve, papunësisë dhe dështimi për liberalizimin e vizave për shqiptarët.

„Do t’i rezistojmë duke duruar cdo dhimbje, do rezistojmë duke duruar cdo fyerje. Cinizmi fashist me të cilin po përballen me këtë protestë dhe me këtë grevë madhështore ata që janë në pushtet, nuk ndihmon në zgjidhjen racionale, të arsyeshme, të domosdoshme të një krize që thellohet përditë dhe ka përgjegjës ata që janë në pushtet“ tha Rama.

Numri i grevistëve që kanë lënë cadrat ka shkuar në 18. vetëm ditën e sotme tre grevistë janë transportuar për të marr ndihmë mjekësore më të specializuar në QSUT.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›