Tatiana: Do shkoj në shtëpinë e ish të dashurit edhe kur të martohet
Erioni dhe Bertina kanë vazhduar të sqarohen për zënkat që i kanë pasur të shumta kohët e fundit. Në biseda mes tyre, apo edhe me banorë të tjerë, kanë biseduar edhe për mundësinë që lidhja e tyre të marrë fund. Ndërkohë, zarfi me provën e javës i ka bërë si gjithmonë kurioz banorët. Këtë radhë, Vëllai i Madh u ka vënë si detyrë të prodhojnë energji alternative përmes një biçiklete duke i ndarë në çifte.
Sjellja e SelditSjellja e Seldit, sipas Domenikës dhe Oltës është e ndryshme nga javët e tjera. Të dyja vajzat mendojnë se ai nuk po sillet aspak mirë, si me to ashtu edhe me Klodin. Ato shprehen se ai nuk po u qëndron më afër, ndërsa Domi thotë se edhe me Klodin, ai po kapet në çdo moment. Olta tregon se i kishin folur para ca ditësh për këtë gjë, por ai sërish vazhdon njësoj. Domi ankohet edhe për mënyrën se si i kthen asaj përgjigjet, pa takt e madje në mënyrë agresive. Ajo tregon rastin më të fundit dhe shton se nuk i pëlqen aspak kjo gjë, sepse askush nuk i është kthyer ndonjëherë ashtu. Sipas saj, Seldi po fillon të luajë i vetëm lojën, madje mendon se ai asnjëherë nuk ka qenë tërësisht me to sa herë që kanë menduar të bëjnë diçka në lidhje me banorët e tjerë. Domenika thotë se Seldi nuk i pranon asnjëherë kritikat dhe se i duket vetja si karakter i kompletuar, ndryshe nga sjellja prej fëmije që i duket asaj. Po kështu mendon edhe Olta, ndërsa Domi thotë se s’mund ta justifikojnë më se është i vogël.
Raporti i Tatianës me ish të dashurinBanorët e tjerë diskutojnë për marrëdhënien shoqërore që ka Tatiana me ish të dashurin e saj, si dhe për raportin shumë të mirë që ka me familjen e tij, saqë e konsideron si familjen e saj. Ajo tregon se edhe nëse ish i dashuri i saj martohet, ajo sërish do shkojë te shtëpia e prindërve të tij e të rrijë tek ta ashtu siç ka ndenjur deri tani. Domenika e pyet se nëse në rast se ai martohet dhe nusja e re nuk do e donte Tatianën në shtëpi, si do ia bënte ajo, por Tatiana përgjigjet se ky do ishte problemi i nuses e jo i saji dhe se nëse ajo nuk do e donte, le të largohej nga shtëpia. Klodi mbron idetë e saj, ndërsa Mandi, Domi dhe Olta janë kundër duke i thënë se kjo nuk u duket normale. Tatiana tregon se ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin e asaj shtëpie e ndaj e quan veten si të shtëpisë, madje si vajzën e shtëpisë, por për Mandin kjo gjë është absurde, sepse ajo nuk mund të konsiderohet e tillë. Klodi shprehet se kjo sjellje ndërmjet saj dhe prindërve të tij është më se normale, por për Mandin e rëndësishme është të respektohet edhe nusja e re e jo Tatiana të sillet si e tillë në shtëpi. Klodi mendon se Tatiana trajtohet si vajza e tyre ndaj nuk ka rolin e nuses e sipas tij, ish i dashuri i saj me nusen e re duhet të jetojnë veç nëse nuk e pranojnë këtë fakt. Erioni e pyet nëse ajo do ishte në rolin e kundërt, atë të nuses e jo të ish të dashurës si do reagonte. Tatiana shprehet se këtu ndryshon gjithçka dhe se nuk do e pranonte këtë gjë.
Prova e javësBanorët e mbledhur në dhomën e ndenjjes presin me padurim që Seldi t’u lexojë se çfarë kanë si provë këtë javë. Seldi merr udhëzimet nga Vëllai i Madh dhe i lexon përpara banorëve. Prova e kësaj jave konsiston në prodhimin e energjisë alternative. Ata duhet të prodhojnë një sasi energjie nëpërmjet dy biçikletave që janë të lidhura me nga në matës të energjisë elektrike. Drita e biçikletave duhet të rrijë e ndezur gjatë gjithë kohës. Nëse drita fiket, për banorët do të ketë mungesa që lidhen me mbarëvajtjen e jetesës së tyre në shtëpi. Energjia e prodhuar do matet nga matësi i energjisë dhe vlera totale e energjisë së grumbulluar do të konvertohet me vlerën reale të çmimit të energjisë në treg. Shuma e përftuar do të jetë vlera reale e buxhetit të tyre për javën e ardhshme. Prova fillon me rënien e gongut, i cili mund të bjerë në çdo moment të ditës apo natës. Vëllai i Madh ka vendosur që banorët të ndahen në çifte, përkatësisht Erioni me Oltën, Jetmiri me Domenikën, Mandi me Bertinën, Seldi me Manal, Edi me Tatianën dhe Hakiu me Klodin.
Banorët entuziazmohen për këtë provë dhe menjëherë shkojnë jashtë për të parë biçikletën dhe lidhjen me matësin. Ata fillojnë të diskutojnë e shprehen se kjo është prova më impenjative për ta dhe më e bukura.
Miri këshillon Erionin për lidhjen me BertinënMiri dhe Erioni diskutojnë për lidhjen e tij me Bertinën. Erioni justifikohet se fakti që janë në këtë spektakël e jo në jetën jashtë, e bën që të mos i shkëpusë lidhjet me të, sepse këtu i sheh një publik i tërë. Ai thotë se i vjen më shumë keq për Bertinën në këtë rast. Miri ia kthen se më mirë është që t’ia thotë se lidhja e tyre nuk mund të funksionojë, sepse nuk u puqen karakteret sesa kështu. Erioni tregon se këtë i kishte thënë edhe Bertina më parë. Miri mendon se ata duhet të sqarohen sa më shpejt për këtë gjë, sepse edhe të zihen për çdo gjë, duket sikur të dy janë fëmijë. Edhe Erioni mendon kështu dhe shprehet se me Bertinën nuk kuptohet, pasi të dy i mendojnë ndryshe gjërat. Miri e këshillon që ai të flasë me Bertinën dhe mendon se edhe të rrinë të lidhur se u vjen keq për njëri-tjetrin apo për lojën, është e kotë. Miri insiston që ta diskutojnë e të dy të arrijnë në një pikë të përbashkët nëse do e vazhdojnë apo jo lidhjen. Për Mirin, nuk ka asgjë të keqe që ata e provuan këtë lidhje dhe nëse nuk funksionon, atë e dinë më mirë ata të dy që po e përjetojnë, pavarësisht se është një lidhje e bukur dhe plot dashuri edhe në sy të të tjerëve. Ai shprehet se si ai, edhe të tjerët nuk po i kuptojnë se njëherë i shohin duke u zënë e njëherë duke u puthur sikur s’ka ndodhur asgjë dhe nuk dinë si të sillen me ta e më pas shton se ndoshta po e bëjnë për show, por Erioni e mohon menjëherë këtë gjë. Erioni duket i mërzitur dhe ndez një cigare. Më pas, të dy djemtë bashkohen me të tjerët e fillojnë të kërcejnë e këndojnë me ta.
Bertina: “Me Erionin nuk është thjesht pëlqim”Bertina dhe Erioni janë në kuzhinë duke u munduar që të hanë diçka. Aty ndodhet edhe Tatiana. Tatiana i thotë Bertinës dhe Erionit se ajo nuk i sheh si të dashuruar mes tyre, por vetëm pëlqimin sheh nga ana e të dyve dhe se uron që të dy të dashurohen me njëri-tjetrin kur të dalin jashtë shtëpisë dhe të mos qëndrojnë thjesht në pëlqim. Bertina i thotë se mes saj dhe Erionit nuk është thjesht pëlqimi, por ka diçka më të fortë se kaq. “Nëse do të ishte pëlqim nuk do të merrja mundimin që të krijoja një lidhje brenda BB”, thotë Bertina, duke shtuar se gjëja e fundit që mendonte të bënte kur hyri në BB ishte pikërisht kjo, por ndjenjat që pati bënë që ajo të krijonte këtë raport lidhjeje. Bertina thotë se duke u nisur nga qyteti i vogël nga ajo vjen, mentaliteti e disa kritere të tjera që ajo i ka vënë vetes, nuk do të kishte pranuar që të lidhej me Erionin nëse do të kishte vetëm ndjenja simpatie ndaj tij. Tatiana e pyet Bertinën nëse historia e saj me Erionin do të vazhdojë edhe jashtë BB. Bertina i thotë se ajo mendon shumë që lidhja e tyre të zgjasë, sepse nëse do të mendonte që do të ishte vetëm pjesë e spektaklit, nuk do ta kishte krijuar këtë lidhje. Më pas Tatiana e pyet për fillimin e lidhjes së tyre dhe Bertina i tregon për ditëlindjen e Erionit gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër ku Bertina e shtyrë edhe nga banorët e tjerë, filloi të luante rolin sikur ishte e dashuruar pas Erionit. Aty filluan ndjenjat e të dyve. Në kuzhinë vjen Edi i cili ngacmon Erionin se puthja mes të dyve ka ndodhur përpara se ata të kalonin në shtëpinë e re. Erioni qesh the rrëfen se me Bertinën janë puthur për herë të parë kur Edi gjatë një prove fitoi gjatë spektaklit të së shtunës disa jorganë dhe njërin prej tyre ia dha Bertinës. Puthja e parë mes tyre ndodhi pikërisht atë natë poshtë jorganit që Bertina mori dhuratë nga Edi. Bertina i tregon Tatianës se ajo me Erionin e kanë të vështirë lojën, sepse duhet që edhe të mos lëndojnë njëri-tjetrin dhe thekson se për të nëse lidhja e tyre do të rezistojë brenda shtëpisë, kjo është një provë e madhe për ndjenjat e tyre.
Tatiana tregon për motrën e sajTatiana është ulur në sallon me Erionin, Bertinën dhe Manal dhe fillon të tregojë për motrën e saj. Ajo tregon se babai i saj ka vdekur kur ajo ishte dy vjeçe në një aksident gjatë punës. Tatiana fillon të tregojë historinë e motrës së saj nga ana e babait i cili kishte pasur një vajzë përpara se të martohej me nënën e Tatianës. Ajo thotë se motra e saj është 14 vjet më e madhe se Tatiana dhe janë njohur bashkë shumë kohë më vonë. Pasi i kishin thënë se ajo kishte një motër, Tatiana kishte pritur që motra ta kërkonte, por pasi kaloi 20 vjeç, Tatiana thotë se filloi të kërkonte motrën e shtyrë edhe nga nëna e saj. Fillimisht e motra e kishte refuzuar takimin me të, pastaj kishin komunikuar në telefon, por refuzoi përsëri takimin, sepse ishte shtatzënë dhe nuk donte që të kishte emocione të forta. Tatiana thotë se ajo e telefononte shpesh motrën edhe pas lindjes së fëmijës për gati një vit. Pas një viti motra i kishte kërkuar që të takoheshin. Pas kësaj ajo ka shkuar ta takojë motrën e saj dhe ka marrë pjesë në festa familjare të saj, në pagëzimin e nipit. Tatiana thotë se edhe pse e do shumë nipin e saj nuk arrin të takohet shpesh me të, sepse motra e saj është në punë. Ajo thotë se edhe pse takohet tashmë me motrën, nuk ka shumë afrimitet me të. Më pas Tatiana tregon për njohjen e saj me Landin, ish të dashurin nga Laçi dhe ardhjen e saj në Shqipëri për të takuar atë.
#