E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per faljen zbatimi fillon ne maj

TIRAN- Vetem detyrimet e prapambetura tyre bizneseve qe do te falen arrijne ne rreth 40 miliarde leke. Ministri i Financave Ridvan Bode publikoi dje shifren qe pritet ti falet biznesit deri ne fund te ketij viti nga aplikimi i ligjit te faljes i miratuar dy dite me pare nga Kuvendi.

Ligji pritet te hyje ne fuqi ne gjysmen e pare te muajit maj dhe pritet te shtrije efektet e tij deri ne fund te dhjetorit 2011. Gjate kesaj periudhe bizneset do te jene te lira qe te deklarojne detyrimet e tyre duke perfituar nga falja. Po ashtu bizneset do te kene mundesi qe te rivleresojne asetet e tyre. Krahas detyrimeve ligji parashikon faljen e borxhit dhe gjobave.

Nga ana tjeter individet dhe bizneset do te kene mundesi qe te deklarojne te ardhurat kundrejt nje tatimi 3 per qind. eshte pikerisht kjo pike e ligjit qe sipas eksperteve mund te krijoje mundesine qe kjo nisme te shfrytezohet per pastrimin e parave. I pyetur ne lidhje me kete Ministri Bode theksoi se ligji nuk lejon kryerjen e nje vepre te tille por edhe nese ajo ndodh dhe zbulohet do te trajtohet si veper penale.

Ne po themi qe nuk perfitojne kategorite e krimit te organizuar dhe pastrimi i parave eshte veper qe perfshihet ne krimin e organizuar. Diten qe do te legalizoje ka te drejte te beje gjithcka por ne momentin qe vertetohet nje lidhje e tille per pastrim parash do te konfiskohen - tha ai.

Ligji per faljen sapo eshte miratuar nga Kuvendi dhe pritet te hyje ne fuqi brenda gjysmes se pare te muajit maj.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›