E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregime të suksesit: Idetë që frymëzojne

 

Para dy jave në Miami të SHBA-ve, dizajni shqiptar u shpërblye edhe me Clio Award të argjendë, shpërblim ky prestigjioz ndërkombëtar. Është fjala për skulpturën tipografike Newborn të krijuar dhe ekspozuar me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Drejtor kreativ i kësaj vepre është Fisnik Ismaili, një shqiptar ky që u edukua në Britani para se të kthehej në Kosovë para gjashtë viteve.

Nuk ndodh shpesh që një agjenci të ketë për detyrë festimin e fillimit të ri të një vendi. Agjencia e Fisnik Ismailit, Ogilvy Albania & Kosova, në të vërtetë nuk morën detyrë zyrtare nga qeveria që të komemorojnë pavarësinë e Kosovës në shkurt të këtij viti. Kështu që 10 ditë para ditës historike, partneri i agjencisë si dhe drejtori ekzekutiv i hynë një plani ambicioz për kremtimin e pavarësisë.

“Në të gjitha lajmet flitej se qeveria (e Kosovës) kishte në dispozicion rreth 1 milion euro për festimin e Ditës së Pavarësisë”, tha Ismaili. “Ne e ditëm se nëse vijmë me ndonjë ide interesante, ata ndoshta do ta përdornin.”

Me vetëm një javë kohë që të krijohet dhe ekzekutohet koncepti, agjencia e dizajnoi dhe filloi ndërtimin e një skulpture të madhe tipografike metalike me fjalët “Newborn”. Dimensionet e kësaj skulpture 9 tonëshe do të ishin 3m lartësi, 25m gjatësi dhe 1m trashësi. Me vetëm dy shkronja në ndërtim, ideja iu paraqit komisionit zgjedhor në lidhje me festimin.

“Menjëherë si e panë ata e aprovuan”, tha Ismaili. “Atyre ideja u pëlqeu shumë.”

Me 17 shkurt, skulptura – e krijuar në anglisht që të dërgojë mesazhe globale dhe e ngjyrosur në të verdhë që të paraqesë ngjyrën e flamurit të ri – u zbulua para brohoritjeve të mijëra njerëzve. Njerëzit e parë që u nënshkruan në të ishin presidenti dhe kryeministri. “Ishte një ndjenjë e bukur dhe shumë e madhe,” tha Ismaili.

Kjo skulpturë fitoj shpërblimin e argjendë Clio në katëgorinë e dizajnit hapësinor, skulptura “Newborn” ishte njëra nga disa projektet e nderuara në Clio Festivalin e fundit (mbajtur prej 14-17 maj në Miami, Florida, SHBA), që jo vetëm zgjidhën problemet e klientëve por motivuan sjelljen njerëzore në mënyra kuptimplote.

Skulptura “Newborn”, e krijuar nga agjencia para se e kuptuan se do të paguheshin për punën, tash është e ekspozuar përgjithmonë në Prishtinë, dhe deri më tash në te janë nënshkruar më se 150,000 veta. “Kjo u ndërtua nga metali me një qëllim; që të qëndrojë aty,” tha Ismaili. “Tash është bërë monument si dhe atraksion turistik.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›