E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizata terroriste "Shqiponjat e Bardha" merr përsipër vrasjen e Salkoviçit

Prishtine, 13 dhjetor, NOA - Nje organizate terroriste serbe qe veten e quan “Shqiponjat e Bardha”, ka marre persiper, nepermjet nje letre, vrasjen e Shefko Salkoviçit, nje punonjesi te KQZ-se, ne fshatin Postenje te Leposaviqit.

Kjo organizate, permes nje letre te lene ne vendin e ngjarjes, ka marre persiper gjithashtu edhe sulmin ne naten ndermjet te shtunes dhe se dieles, ndaj nje zyre te KFOR-it danez ne Zubin Potok.

“Ështe nje leter e shkruar ne kompjuter edhe permbajtja e letres eshte shume domethenese. Mendojme se ajo duhet te shqyrtohet. Letra po ashtu duhet te shqyrtohet edhe se sa eshte valide”, tha zedhenesi i policise se Kosoves.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›