Tatimet, kontroll kompanive private për zbatimin e nivelit të pagës minimale
Në muajin maj paga minimale u rrit duke arritur nivelin e 18 mijë lekëve
Ervin KOÇI
Administrata tatimore ka nisur ditët e fundit një kontroll në të gjitha kompanitë dhe firmat private për të kontrolluar respektimin e normës së pagës minimale për punonjësit. Sinjalizimet që kishin ardhur pranë kësaj administrate për pagesën e punonjësve nën normën e caktuar me ligj nga shteti, prej 18 mijë lekësh në shumë kompani private, e kanë detyruar Drejtorinë e Hetimit Tatimor që të nisë kontrollet. Fillimisht ato kanë nisur në kryeqytet dhe më pas do të shtrihen në të gjithë vendin. Rritja e nivelit të pagës minimale për punonjësit në sektorin privat ka sjellë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga tatimi i të ardhurave personale. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave rezulton që gjatë muajve janar-korrik u mblodhën rreth 16 miliardë lekë nga 13 që ishin planifikuar, ose rreth 25 për qind më shumë se plani. Me këta tregues ky zë i të ardhurave në buxhetin e shtetit rezulton të jetë nga të vetmit që paraqiten me tejkalim të planit, ndërkohë që të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) ose akciza paraqiten me mosarritje të mëdha. Sipas të dhënave rezulton se tatimi mbi pagat e punonjësve të sektorit jopublik të ketë pësuar një rritje me 5.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ato të sektorit publik kanë një rritje me rreth 4.3 për qind.
Paga minimale
Në mes të muajit maj qeveria rriti me një mijë lekë pagën minimale për punonjësit në sektorin privat duke e çuar atë në nivelin e 18 mije lekëve. Pas këtij vendimi çdo punëdhënës ishte i detyruar që detyrimet tatimore të punonjësve të tij t'i paguante në raport me pagën e sanksionuar nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim u prit me jo pak kundërshtime nga komuniteti i biznesit, të cilët në të kundërt i kishin kërkuar qeverisë marrjen e masave lehtësuese ndaj tyre, duke marrë parasysh edhe uljen e sasisë së parasë dhe të tregjeve që ato po përballeshin në atë periudhë. Madje, sipas tyre, në shumicën e rasteve niveli i pagave të sanksionuara nga qeveria për punonjësit në sektorit është më i lartë nga rroga reale që ata marrin, mbi bazën e së cilës paguhen edhe detyrimet ndaj shtetit. Nga ana tjetër, hapin e qeverisë për rritjen e nivelit të pagës minimale ekspertë të ndryshëm të ekonomisë e cilësuan si një rrugë për të lehtësuar sadopak efektin financiar prej 4 miliardë lekësh, që pritej të kishte aplikimi i ndryshimeve në ligjin "Për kontributet shoqërore", për uljen e masës së sigurimeve shoqërore që duhet të paguhet për çdo punonjës.
Të ardhurat
Krahas rritjes së nivelit të pagës minimale, një ndikim tejet të madh në rritjen e të ardhurave të tatimit mbi të ardhurat personale ka të bëjë edhe me mbajtjen e tatimit prej 10 përqindësh mbi vlerën e privatizimit të ARMO-s dhe të OSSH-së. Një pjesë e këtyre të ardhurave janë mbledhur në muajt e fundit të vitit 2008, ndërsa pjesa tjetër gjatë muajve të parë të 2009-s. Kjo bëhet më e qartë në grafikun e ofruar nga Financat, ku rezulton një rritje e konsiderueshme gjatë muajit janar në të cilin janë derdhur edhe një pjesë e mirë e të ardhurave nga këto privatizime. Nëse nga shuma e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale zbriten paratë që janë përfituar nga tatimi prej 10 përqindësh mbi vlerën e privatizimit të kompanive strategjike, rezulton që rritja reale e këtij zëri të jetë rreth 18 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
27 Gusht 2009