Tatimet, ne te gjithe vendin deklarim elektronik
Bizneset ne te gjithe vendin do te kene mundesi te deklarojne tatimet ne menyre elektronike. Burimet zyrtare ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve bene te ditur dje se, administrata tatimore ka perfunduar zgjerimin e skemes se deklarimit elektronik, te detyrimeve tatimore per te gjithe tatimpaguesit. Tashme kjo skeme funksionon me efikasitet dhe te gjithe tatimpaguesit e regjistruar ne te gjitha Drejtorite Rajonale Tatimore, duke perfshire edhe tatimpaguesit e biznesit te vogel kane mundesine te shkarkojne dhe deklarojne elektronikisht Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH), Tatimin mbi te Ardhurat nga Punesimi (TAP), kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, Tatimin mbi Fitimin, i cili perfshin si parapagesen mujore ashtu edhe deklarimin vjetor, Tatimin mbi te ardhurat personale per biznesin e vogel. Regjistrimi per deklarimin elektronik eshte nje proces i shpejte dhe i thjeshte. Sipas tatimoreve ky eshte nje sherbim qe i ofrohet te gjithe tatimpaguesve prane sporteleve te Sherbimit ndaj tatimpaguesve ne te gjitha Drejtorite Rajonale Tatimore. Nepermjet web site www.tatime.gov.al mundesohet printimi i formulareve dhe deklarimi sipas llojit te tatimit. Ky sistem, funksionon ne baze te standardeve dhe praktikave me te mira nderkombetare, per aplikimin e teknologjise se informacionit ne administraten tatimore. Perfundimi i ketij procesi, jep nje kontribut te rendesishem per modernizimin e administrates tatimore ne Shqiperi, duke siguruar nje trajtim te drejte dhe te paanshem te tatimpaguesve si dhe rritjen e efektshmerise dhe transparences, shpjegojne ekspertet ne Ministrine e Financave.