G20-ta premton, por dallimet mbeten
Nga Kathleen Moore
Ministrat e Financave te 20 vendeve me ekonomite me te medha ne bote, jane angazhuar se do t'i marrin hapat e nevojshem per te ndryshuar ritmet e renies ne ekonomine globale. Problemi sipas ekonomisteve, qendron se pervec deklaratave, pak dihet per planet konkrete qe keto shtete do te ndermarrin. "Nuk ka njeri qe nuk e kupton se kjo eshte sfida me e madhe, me te cilen bota eshte perballur per gjenerata te tera". Ishin keto fjalet me te cilat ministri britanik i Financave, Alistair Darling, pershkroi krizen ekonomike ne takimin me homologet e tij nga 20 vendet me ekonomite me te medha ne bote. Pjesemarresit e atij takimi te zhvilluar dite me pare, rane dakord qe te benin cfare ishte e mundur per te rikthyer ekonomine boterore ne shinat e duhura. Ne mesin e masave perfshihej dhe dhenia e fondeve shtese per Fondin Monetar Nderkombetar, ne menyre qe ky i fundit te ofroje me shume asistence per vendet qe po vuajne me se shumti nga kriza globale.
Frymen e takimit e jep qarte dhe deklarata e Sekretarit Amerikan te Thesarit, Timothy Geithner. "Po shihni se si po leviz bota se bashku me nje shpejtesi dhe ne ate shkalle qe nuk ka ndodhur here tjeter ne koherat moderne. Sa me e fuqishme te jete pergjigjja, aq me i shpejte do te jete permiresimi", tha Geithner. Me gjithe tonet e solidaritetit, nuk eshte rene dakord per gjithcka. Administrata amerikane ka kerkuar nga vendet e tjera, te miratojne paketa shtese te ndihmes ekonomike, kerkese qe nuk eshte mirepritur nga nje numer vendesh evropiane.
Mosarritja e nje marreveshjeje nga shefat e financave te G20-es lidhur me paketat fiskale, cilesohet si deshperuese, por edhe e pritshme nga Richard Jackman, nga London School of Economics. "Bashkepunimi ne rregulloret e financave eshte shume i mire, por nuk eshte alternative per mungesen e bashkepunimit ne planin fiskal. Problemi urgjent eshte renia e ndjeshme e kerkeses ne gjithe globin, cfare kerkon nje pergjigje nga te gjitha vendet se bashku", thote profesori Jackman. Megjithate, bashkepunimin ne planin nderkombetar, qe u vu re dhe ne takimin e ministrave te Financave te G20-es, nje tjeter eksperte, Vannesa Rossi, e sheh me me optimizem. "Nuk ka qene takim i keq, per faktin se nuk kemi pasur ndonje kundershtim qe t'i kete trazuar gjerat. Ishte fillim i mire, nderkohe qe presim qe te kemi lajme konkrete nga takimi i 2 prillit i shefave te shteteve dhe qeverive te G20-es", thote ekspertja Rossi, nga Catham House ne Londer. Sipas saj, takimi i 2 prillit, duhet te jape detaje konkrete, vecanerisht sa i perket rritjes se fondeve per FMN-se. "Ne kemi nevoje te dime me shume sesa fjalet, do te rrisim kontributet per FMN-ne. Ne duhet te dime shifrat", pohon Rossi.