Nje liter Eurodiezel, kushtoi dje 10 % me shume
Gati te gjitha pikat e shitjes me pakice, e kane shitur dje nje liter nafte 10 leke me shume se dy dite me pare. Nje liter nafte Eurodiezel, eshte shitur dje me 119 leke per liter nga 109 -110 leke qe ishte dy dite me pare. Tregtaret e naftes pohojne se rritja e cmimeve, erdhi si pasoje e hyrjes ne fuqi te ligjit te akcizes. Me ligjin e ri, pavaresisht cmimit te naftes, importuesit do te paguajne nje akcize fikse prej 37 leke per te tria llojet, nafte D1, D2 dhe benzine. Unifikimi i takses se akcizes, rrezikon qe ne periudha te caktuara te kete rritje te cmimeve deri me 5 leke per liter, jane shprehur importuesit e naftes ne momentin kur eshte bere ndryshimi ligjor. Por nga ana tjeter cmimet e naftes jane rritur sa dyfishi i parashikimeve. Sipas Ministrise se Financave, akciza ne vlere fikse vjen si kusht i OBT-se dhe rregullave per unifikim te taksave.
Me pare importuesit e karburanteve paguanin akcize 75 per qind te vleres mbi cmimin e naftes se importuesit, llogaritur ne tone. Keshtu nese cmimi i naftes ne bursa kap shifra te medha, importuesit nuk paguajne me shume se 37 leke per liter, por nese cmimi bie sikunder ka ndodhur keto dite, akciza shkon dhe poshte ketij kufiri, madje edhe 30 leke litri. Pavaresisht kesaj situate, importuesit kishin kerkuar me kohe aplikimin e nje akcize fikse, me qellim shmangien e akcizes se larte ne periudhat kur cmimi ne tregjet nderkombetare rritet. Ulja drastike e cmimit te naftes ne bursa, ka bere qe vlera reale e akcizes qe paguajne tani tregtaret, te jete kufiri i poshtem ai 27 leke per nje liter, duke sjelle nje tkurrje te te ardhurave ne buxhet. Dhe pikerisht ky eshte dhe shkaku qe qeveria ka nderhyre per te ndryshuar ligjin. Te dhenat nga doganat hedhin drite mbi abuzimin e grosisteve te karburanteve me cmimet, te cilat u serverin konsumatoreve fundore. Flagrante nder derivatet e karburanteve eshte cmimi i benzines, ku diferenca nga cmimi pas zhdoganimit, duke perfshire te gjitha akcizat apo detyrimet e tjera karshi shtetit, me cmimin ne tabele, rezulton te jete jo pak, por gati 45 leke. Nje liter benzine ka dale nga dogana me nje kosto qe nuk i kalon te 84 leket, nderkohe qe iu shitet qytetareve me 110 leke per liter. Po ashtu, referuar te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, edhe diferenca per naften, qofte e cilesise D1 apo D2, nga zhdoganimi deri ne pikat e pakices shkon deri ne 30 leke per liter. Bazuar ne keto shifra arrihet ne perfundimin se, marzhi i fitimit nga ana e grosisteve si dhe shitesve me pakice te karburanteve, kap shifra nga 20 ne 40 per qind, nivele jashtezakonisht te larta po te kihet parasysh volumi i shitjeve te karburanteve, si nje element jetik per ekonomine vendase.
Parashikimet, nafta do te shtrenjtohet serish
Agjencia Nderkombetare e Energjise nuk parashikon qe cmimet e lira te naftes te vazhdojne per nje kohe te gjate. Sipas parashikimeve te publikuara nga Agjencia e Energjise e krijuar nga OECD, deri ne vitin 2030 cmimet e naftes do te arrijne ne nivelin 200 dollare per barele dhe shume shpejt cmimi do arrije serish nivelin e 100 USD per fuci. Raporti thote se, kerkesa globale per energji do te rritet me 1.6 per qind ne vit, ne dy dekadat e ardhshme. Bota nuk eshte duke vrapuar jashte varesise se naftes, nderkohe qe mosrritja e rezervave ne menyre te mjaftueshme per te perballuar kerkesen, do te ushtroje presion ne rritjen e cmimit. Aktualisht cmimet e karburanteve kane pesuar nje ulje drastike, per shkak te recensionit ne te cilin eshte futur ekonomia globale nga kriza financiare. Cmimi i nje fucie nafte ka rene ne nivelin 60 USD nga me shume se 140 dollare, qe ishte ne muajin qershor. Nafta dhe gazi plotesojne 60% te nevojave te njerezimit per energji. Parashikohet qe kerkesa per energji te rritet mbi 50% deri ne vitin 2030, kryesisht per shkak te industrializimit te Kines dhe Indise dhe shtimit te popullsise. Ne te ardhmen e afert apo afatmesme, furnizimi me nafte do te varet nga politika e Irakut, Iranit, Arabise Saudite apo Rusise, ku jane perqendruar rezervat konvencionale te naftes dhe gazit. Ndersa ne nje perspektive me afatgjate kjo varet nga teknologjia. Askush nuk e di se ku do te na coje teknologjia ne fushen e energjise.
Cmimet e larta, konkurrenca hetim tregut e naftes
Tregu i karburanteve eshte perfshihet ne nje proces hetimi nga Autoriteti i Konkurrences. Lajmin e ka bere te ditur kryetarja Lindita Milo (Lati), e cila sqaroi gjithashtu se, aktualisht tregu vendas i karburanteve, eshte ne fazen e hetimit te sjelljes se operatoreve ne treg, Autoriteti i Konkurrences po e merr kete iniciative, pas sinjaleve qe po vijne nga tregu per sjelljen oligopol te kompanive.