Kriza boterore dhe Ballkani
Nga James Petiffer*
Gjate dhjete vjeteve te kaluar, bankat me baze ne Bashkimin Evropian (BE) si Raiffeisen e Austrise dhe Alpha bank e Greqise, kane investuar shume ne sektorin financiar te Ballkanit dhe kane rrjetin e degeve te tyre mjaft te shtrire, madje edhe ne vende te largeta, me teknologji moderne dhe me pronare te garantuar ne euro. Parate e thata ne dore nuk jane me mbizoteruese, me gjithe rrezikun e nje mbivleresimi te monedhes vendase. Sulmet me "Kallashnikove" nuk jane tashti menyra e rendomte per te nxjerre para jashte bankave. Sot nje punonjes civil maqedonas, e merr rrogen e tij ne nje llogari bankare ashtu si bashkekohesit e tij ne Paris apo Denver. Duke marre parasysh kufizimet ne ekonomine rajonale, veprimet bankare qe ofrohen jane te thjeshta. Paguhen rregullisht rrogat si dhe jepen kredi te vogla, mbeshtetur ne asetet e biznesit. Vetem pak nga punonjesit e stafit kane njefare ideje te problemeve te nje viti me pare, por qe nuk ekzistojne tashme. Thashethemet e perhapura tani se fundi per stabilitetin e Raiffeisenit, me renien drastike te aksioneve te saj, dolen nga Austria jo nga vendet ballkanike. Hipotekimet jane shume pak te zakonshme, ndersa te ardhurat per strehim shpesh rregullohen me nje varg huash familjare. Sidoqofte, ne shume vende nuk eshte fort i zhvilluar tregu i strehimit, ose edhe nje treg ne natyre, ndaj dhe kontratat me qeverine tradicionalisht jane per te mos i zene bese. Neqoftese ti ke nje shtepi, priresh ta ruash ate per familjen. Kursimet inkurajohen nga disa zakone tradicionale keshtu per shembull, kur ju hapni nje llogari ne nje banke me pronesi gjermane ne Maqedoni, ju merrni nje poce te vogel qeramike me mjalte, si shenje e mbaresise. Veprimet bashkekohore bankare ne Ballkan u ngjajne se tepermi atyre te zyrave postare britanike nje brez e ca me perpara ne kohen e fillimit te Giros. Ngjan nje perralle mbaresie, madje prekese, keshtu autoritetet e botes financiare, pavaresisht nga te tjera ankthe qe priten te vijne, nuk ka nevoje te shqetesohen per te nxjerre nga bataku institucionet e dyshimta ballkanike. Por a eshte kjo e gjithe perralla? Cfare fsheh e ardhmja? Ne disa vende, si Kosova, eshte arritur njefare stabiliteti relativ dhe ndoshta jeteshkurter sepse ka ende nje sasi te vazhdueshme parash qe hyjne ne vend nga punetoret qe punojne ne vendet gjermanishtfolese te Evropes qendrore dhe ne Zvicer, te cilet jane ende ne gjendje te mire ekonomike. Shqiperia eshte prekur nga nje reduktim i parave te emigranteve nga Greqia, qe rane ndjeshem vitin e fundit. Ka pasur nje zhvillim te vertete ekonomik ne disa sektore, si fjala vjen bujqesia rumune dhe turizmi kroat e malazez. Ndonese ne shume te tjera, arsyeja qe sistemi bankar nuk po vuan zvogelimin e ndjeshem te parave cash dhe krediti qe duket gjithandej ne vende te rangut te dyte, sikurse jane vendet balltike, eshte per shkak forcave te veshtira dhe te erreta te krimit te organizuar. Disa ekonomi ballkanike, ku me te njohurat jane Bullgaria, Shqiperia dhe Mali i Zi, kane nje sasi te madhe te ardhurash te pazbuluara nga ekonomia informale. Me e rendesishmja e ketyre industrive, e cila duhet marre seriozisht ne konsiderate, pasi eshte po aq e institucionalizuar sa edhe peshkimi apo bujqesia, eshte kontrabanda e cigareve. Ajo behet si tregti e nje malli te rregullt pasi kushtet ideale te kontrabandes jane krijuar nga politika absurde e taksave te larta te qeverive te BE-se. Te ardhurat nga tregtia e cigareve shperndahen qetesisht gjithandej shoqerise ballkanike, nga pensionistet refugjate serbe qe ne qoshet e rrugeve ku shesin bejne aq para sa per te mbijetuar, deri te te gjitha llojet e ndermjetesve te vegjel qe shpesh kane biznese te ndryshme legjitime dhe me leverdi, si dhe deri te shume tregtare te fuqishem nderkombetare.
Por kjo nuk eshte e gjithe historia. Nga ana tjeter, Ballkani ka ende nje sektor kryesor te madh dhe te paorganizuar bujqesor fermeresh shume te vegjel, (vetem ne Maqedoni ka mbi njeqind mije te tille), qe kane perfituar ne menyre te konsiderueshme nga reformat postkomuniste, mundesite per te marre kredi te vogla dhe nga cmimet e larta boterore te ushqimeve. Fshatari ballkanas nuk pushoi kurre se qeni nje lojtar ekonomik, edhe pse shpesh i braktisur. Nese fshataret sigurojne mjetet baze te jeteses, sasite e medha te parave te krijuara ne rruge kriminale vaisin rroten e bankave dhe tregut te pronave, dhe qe mund te financojne operacione kontrabande te gjera dhe komplekse deri te drogat e forta ilegale si heroina dhe trafikimi i njerezve. Askush nuk e di ne te vertete se sa shume ndikon secila ekonomi per kete, ndaj dhe ka debate te forta per saktesine e te dhenave qe japin agjencite e ndryshme, por ne disa vende kontrabanda mund te llogaritet aty te tridhjete per qind te ekonomise vendore. Ne kete menyre, mund te thuhet se ka nje kthim tek nje zakon otoman ne jeten ballkanike, kur nje autoritet i jashtem dhe shpesh i larget si perandoria e vjeter, vendos taksa te larta ndersa krejt segmentet e shoqerise vendase shikojne nje shans madhor ekonomik duke t'iu shmangur atyre. Verehet keshtu nje paralele thuajse e njejte midis rolit te BE-se per taksimin e cigareve dhe taksave te kripura otomane ne strukturen shoqerore dhe ekonomike te Ballkanit. Kjo ka krijuar stabilitet ekonomik krejt te rastesishem, pasi askush nuk mund te kundershtoje qe keto biznese jane te rendesishme dhe se cigaret jane nje mall teresisht legal gjithandej. Ndryshimet kulturore jane domethenese. Ne perendim, ne disa qarqe cigaret shihen si droge e rrezikshme, por kjo nuk qendron gjithkund. Per pasoje, ligji perendimor dhe masat perforcuese pengohet nga shume probleme te dallimeve kulturore. Cigaret jane legale gjithandej, por heroina jo, askund. Drogat ilegale ne vetvete jane te rendesishme ne menyra te ndryshme, ne nje varg vendesh, me kontekste te ndryshme ekonomike. Ne zonat rurale te Shqiperise, kultivimi i marijuanes eshte nje aktivitet kyc qe nxjerr para te thata, me se shumti per tregjet e medha italiane dhe greke. Vendi eshte bere ne kete menyre nje prodhues i pare bujqesor dhe, me rritjen e cmimeve perfitoi po aq shume nga prirjet ekonomike boterore sa edhe fermeret e deleve ne Zelanden e Re. Ne Bullgari dhe Serbi, gjerat jane ndryshe. Prodhimi fillestar i droges nuk eshte ndonje problem i madh. Megjithese ka nje kultivim te kufizuar te hashashit ne fshatra, paraja me e madhe behet nga tregtimi i heroines neper qytete, ku eshte i organizuar transporti nga Turqia per ne tregjet evropiane. Te gjitha vendet ballkanike bejne pjese ne kete kriminalizim te hapesirave ekonomike me peshe, madje dhe ato qe kane nje imazh publik me te spikatur evropian dhe reformist, sic ka treguar se fundmi ne shume raste vrasjesh Mafia ne Kroaci. Eshte nje ironi e krizes se tanishme qe disa nga vendet me ekonomine me te brishte ne Evropen Lindore jane keto, si Hungaria dhe Letonia, te cilat jane bere shembuj te vertete te progresit ekonomik dhe reformave ligjore, hapjen ndaj investimeve te huaja, sistemin bankar transparent, rolin transformues te internetit ne ekonomi e keshtu me radhe. Ato vende qe kane mbajtur nje sektor te madh baze bujqesor si dhe jeten tradicionale fshatare, edhe pse te prapambetur, jane, sic duken gjerat tani, me te stabilizuar financiarisht. Fshataret vazhdojne te jetojne atje ne kodrat e pyllezuara dhe tok me ta, banditi, edhe pse tashme shetit me nje "Porsche" neper shtigjet pyjore e jo me nje kale te zi me nje megojez te argjendte. Mund te jete fare mire nje Ballkan i ri, pas renies se komunizmit dhe trazirave postkomuniste, por ai mund te identifikohet lehtesisht me nje taksambledhes otoman apo bizantin, qofte dhe nga ajo pocja e vjeter me mjalte per kursimet shtepiake. Keto kane te ngjare te shkaktojne shqetesime te konsiderueshme ne Bruksel ndersa vazhdojne planet e BE-se per zgjerimin.
* Analist britanik per ceshtjet e Ballkanit