E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko-Ina Rames: Rihetoni tragjedine e 9 janarit

Ish-Ministri i Mbrojtjes ne kohen kur ndodhi tragjedia e 9 janarit 2004, njekohesisht deputet i Partise Socialiste, Pandeli Majko, i ka derguar diten e djeshme nje leter prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ne te cilen kerkonte rihapjen e hetimeve per tragjedine e 9-janarit. Ne letren e tij, e cila zyrtarisht mberriti paraditen e djeshme ne tryezen e kryeprokurores, Majko shprehu mbeshtetjen per familjaret e viktimave qe te verifikohet cdo lloj aludimi i bere si me pare ashtu edhe sot, per periudhen qe ai ka drejtuar Ministrine e Mbrojtjes per kete ceshtje. "Nisur nga disa deklarime politikanesh por edhe ne mbeshtetje te familjareve, te cilet kane humbur te afermit e tyre ne tragjedine e 9 janarit 2004, ne mbeshtetje te te gjitha procedurave ligjore ne fuqi do t'u lutesha per rihapjen e hetimeve lidhur me kete ceshtje", iu drejtua ish-ministri i Mbrojtjes ne periudhen qe ndodhi tragjedia, kryeprokurores Rama. Ai theksoi se i drejtohet ketij institucioni per te verifikuar aludimet qe jane hedhur ne kohen qe ka drejtuar Ministrine kur ndodhi tragjedia. "Ju drejtohem juve, qe nga ana e institucionit tuaj te verifikohet cdo lloj aludimi i bere, si me pare ashtu edhe sot per periudhen qe une kam drejtuar Ministrine e Mbrojtjes, per kete ceshtje", argumentoi kerkesen, Pandeli Majko.

D.D.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›