Buxhuku: Vonesa në kufirin Shqipëri – Kosovë, dëm për bizneset dhe ekonominë
13/06/2011 Konfindustria i kërkon autoriteteve doganore përmirësim të shërbimit
Konfindustria kërkon nga institucionet doganore të Shqipërisë dhe Kosovës të rrisin cilësinë e shërbimit në pikat doganore që lidhin dy vendet. Kjo kërkesë vjen pas një situate problematike të shfaqur kohët e fundit, ku sipas Konfindustrisë janë vërejtur vonesa të vazhdueshme ndaj bizneseve, kryesisht në pikën doganore të Morinit në Kukës. Me anën e një deklarate për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, shprehet se vonesat në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i japin goditje të rënda, afatgjatë dhe të njëkohshme ekonomive të dy vendeve. “Rritja e kostove të shpërndarjes dhe transportit ul ndjeshëm fuqinë konkurrenciale të prodhimeve dhe shërbimeve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke i dhënë përparësi vendeve të treta konkurrente në rajon dhe më gjerë”, - thekson deklarata. Konfindustria vë dukje se “rritja e paarsyeshme e kostove të transportit, si pasoje e vonesave doganore vetëm për shkaqe lehtësisht të parashikueshme dhe të zgjidhshme, është goditje e pastër që i jepet krijimit të Tregut të Përbashkët Shqiptar prej 7 milionë konsumatorësh si qëllimi strategjik dhe mundësia më e mirë për zhvillim ekonomik të shpejtë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”. Konfindustria e cilëson të papranueshëm faktin që koha e përgjithshme e transportit të mbetet pothuaj e njëjtë si përpara ndërtimit të Rrugës së Kombit vetëm për shkaqe njerëzore lehtësisht të tejkalueshme. “Rritja e kostove të transportit për shkaqe subjektive ul ndjeshëm efektivitetin e investimit të madh financiar të ndërtimit të Rrugës së Kombit të kryer nga shqiptarët, shtyn në kohë afatin financiar të rikthimit të vlerës financiare dhe njëkohësisht ul ndjeshëm interesin e biznesit rajonal të Evropës Juglindore për shfrytëzimin e porteve të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, në favor të vendeve të tjera të rajonit si Selanikut, Pireut, Tivarit, me pasoja financiare prej dhjetëra milionë euro/vit në dëm të ekonomisë kombëtare”, - përfundon Konfindustria në shqetësimin e saj të shprehur publikisht.