E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tattoo”, filmi i animuar shqiptar në Francë

Filmi i animuar, “Tattoo”, krijim i autorëve Bertrand Shijaku e Adrian Çene, do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e filmit të shkurtër, “Altermediterranee”, që do të zhvillohet në Avignon (Francë) nga data 10 deri më 13 qershor.

“Tattoo” është një film që paraqet jetën urbane të dy personazheve, që historinë e tyre të dashurisë e jetojnë në kohë të ndryshme, në dy sisteme të ndryshme. Nëpërmjet një humori të zi, filmi paraqet marrëdhëniet njerëzore të njerëzve që jetojnë në shoqërinë tonë. Filmi është realizuar në teknikën klasike bardhezi, vizatim mbi letër dhe me kuadro të kombinuar.

Filmi i animuar shqiptar, i cili zgjat për rreth katër minuta, pritet të shfaqet për publikun pasditen e 12 qershorit. “Tattoo”, një film i animuar autor, i realizuar në vitin 2008, ka qenë pjesëmarrës edhe në shumë festivale të filmit të shkurtër dhe filmit të animuar në Europë, duke filluar nga festivali i shtëpisë “Tirana Film Festival”, “Grenzland filmtage Selb” në Gjermani, Maremetraggio” në Trieste të Italisë, “European Animatedfilm” në Greqi etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›